Athinë-Policia
greke zbulon një bandë të trafikut të drogës dhe vë në pranga 13 vetë, mes të
cilëve 9 shqiptarë. Sipas policisë greke 9 shqiptarët e arrestuar janë të
moshës nga 22 deri në 38 vjec dhe 4 prej tyre vuajnë dënimin në burgje të
ndryshme të Greqisë. Sipas mediave greke mësohet se rrjeti i trafikut përbëhet
nga 30 persona, ndërkohë që mes të arrestuarve janë edhe 2 krerët e
organizatës. Nga kontrolli që policia bëri në banesat e të arrestuarve gjeti 8
kg kanabis, 1.5 kg përbërje kimike të paidentifikuar, peshore elektronike dhe
32 telefona celularë. Të arrestuarit do të dërgohen sot në prokurorinë e Patras
ndërsa policia vazhdon hetimin për identifikimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit.
/Izabela Zavalani/
0 comments:
Post a Comment