5:27 AM
0
Xhevahir Qardaku
Luli i vocërr 2013
Askush s'e njef Lulin. As shokët e tij të facebookut, që përpara tij postojnë statuse, nuk e kan shok . Ma mire me thanë se e kan shok, por ata postojnë për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka facebook , ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke hap facebook!
Kur Luli hyn n'facebook, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s'i thotë. Lëviz faqen ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te fotoja e një vajze, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë fotot me rroba firmato që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë tek rrobat e tij, nëpër të cilat shifen fare mirë të grisurat. Nga kurreshta i bën like në foto të nji shokut që ka rrobat ma të reja. Ulet dhe shef në foto sa like ka shku, e sheh fotot e veta me 2-3 like - aq shumë like kishin fotot e shokut!!! Mbasi pa te gjitha fotot e shokut, Luli ngadalë shkoi te profili i vet, në telefon, t'i japi like vetë. - Por kur vetëm një like mundet me ba për foto, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis... Noshta, ndoshta...
Nganjiher i sheh profilin mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia bën ndonjë like, tek fotot, statuset, e Luli nxjerr telefonin, direct hyn në facebook, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t'i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë telefonin e vet, që jan hap kapakët si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, kapakët e telefonit të Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.
Përshtati Xhevahir Qardaku

0 comments:

Post a Comment