6:02 AM
0

Të flasësh për Rilindasit Shqiptarë, nuk do të mjaftonin netë të të tëra dimri, madje do të thoja me plotë gojë nuk do të mjaftonin dimra të tërë. Ata në një farë mënyre janë arsyeja e ekzistencës së popullit tonë shqiptar.

T'i kujtosh tjetrit se kush je, ndodh që shumë herë të keqkuptohesh, ndodh që vllai me vëllanë të mos shkojnë bashkë, e jo më një popull i tërë, por janë pikërisht Rilindasit, ata që arritën që me anë të pendës, jo vetëm t'i bashkojnë shqiptarët por edhe të mundësojnë që dallimet krahinore, shtresore e fetare të shkriheshin e të dukeshin sikur nuk ekzistojnë. Ata arritën që një komb të shpërndarë t'i mbledhin tok si dy duart e shtrënguara me njëra-tjetrën në formën e një topi të fuqishëm, përballë të cilit nuk ka kush të mohojë ekzistencën tonë.
Puna e Rilindasve Shqiptar në pikëpamjen time do të quhej hyjnore por nga qenie tokësore. E them këtë pasi edhe profetët apo mesazhsjellësit e Zotit, dashurisë dhe respektit ndaj ATDHEUT i japin një rëndësi të veçantë. Në shumë thënie profetike shprehet qartë qëndrimi i profetit Muhamed në lidhje me këtë çështje.

Kur profeti u detyrua të largohej nga vendlindja e tij Mekka, ai duke puthur tokën u shpreh se: “Sikur të mos isha i detyruar nuk do të largohesha kurrë nga ti...”
Një tjetër arsye përse unë e quaj detyrë hyjnore të plotësuar nga qeniet tokësore është edhe vargu i Kur'anit në suren [Enfal : 58], ku Zoti thotë: “Vërtet Allahu nuk i do tradhtarët”.Ky ajet mbështetet edhe nga vetë mesazhsjellësi i Zotit, Muhamedi, i cili transmetohet të ketë thënë, se në ditën kur do të bëhet gjykimi i veprave nga i Plotfuqishmi, tradhëtarët do të jenë të privuar nga mëshira e tij dhe do të jenë të dëshpëruar.
“Vjersha për mësonjtoret e para”“Histori e përgjithshme”
“Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”
“E këndimit çunavet këndonjëtoreja”.
“Ëndërrime”“Diturit딓Lulet e Verës”“Parajsa dhe fjala fluturake”“Historia e Skënderbeut”“Qerbelaja”Rilindasit tanë këtë bënë, arritën të bëjnë çdo shqiptar të jet krenar për kombin e tij. Ata mundësuan që shqiptarët mbarë të kuptonin se ne nuk jemi një komb dosido, por jemi ndër kombet më të vjetra, kjo e faktuar edhe nga historianë të shumtë.
Ç'është “Rilindja Kombëtare”?
Rilindja ishte një lëvizje e gjerë, që tërhoqi në jetën politike të gjitha forcat shoqërore të popullit shqiptar dhe që kishte rrënjë të thella historike. Ajo u zhvillua në një truall të përgatitur nga kryengritjet popullore, që nuk u ndërprenë gjatë katër shekujve të robërisë osmane dhe që drejtoheshin kundër kësaj robërie. Gjatë këtyre lëvizjeve ishte formuar te shqiptarët ndjenja e kombësisë, e identitetit dhe e individualitetit të tyre të veçantë përballë sundimtarëve të huaj. E gjithë kjo erdhi si rezultat i përpjekjes së pareshtur jo vetëm atyre që luftuan, por edhe atyre që luftën e tyre e bënin me pendë. Ishte kjo pendë që arriti t'i bashkojë e njëjësojë të gjithë shqiptarët. Le të kujtojmë një pjesë nga poezia e Pashko Vasos, një ndër rilindasit më të shquar.Çoniu, shqiptarë, prej gjumit, çoniu,të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu,e mos shikjoni kisha e xhamia,feja e shqiptarit asht shqiptaria!
Këto u bënë himni i bashkimit kombëtar. Por që fatkeqësisht në ditët e sotme këto fjalë që ishin dhe duhet të jenë himni i këtj bashkimi, po keqpërdoren. Po mundohen të ndajnë e përçajnë shqiptarët duke futur në mes fenë. Muslimani e quan të padrejtë këtë poezi, pasi feja e tyre është islami, ashtu siç ndodh me fetë e tjera. Por kësaj i duhet dhënë fund. Mjaft jemi të përçarë, duhet të bashkohemi, gjithsecili të marrë anën pozitive të tjetrit. Ne kërkojmë integrim në strukturat evpropiane, por vallë i është bërë ndonjëherë pyetja, se a jemi gati për atje. Një bashkim mbarëkombëtar e mbarëfetar. Kur ne nuk duam vetveten si do të na dojë ai që mundohet vetëm të përfitojë nga dobësitë tona?!
Por këto lëvizje, edhe pse kishin karakter çlirimtar, mbetën prej fillimit deri në fund lëvizje të veçuara e të palidhura ndërmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet për bashkimin e tyre, për t’i kanalizuar ato në hullinë e lëvizjes kombëtare. Megjithatë, lëvizje organizativisht të veçuara e pa lidhje me njëra-tjetrën pati edhe gjatë Rilindjes. Ato dëshmonin se ndërgjegjja kombëtare nuk kishte arritur ende kudo pjekurinë në shkallën e duhur. Konsolidimi i ndërgjegjes kombëtare kaloi përmes një rruge të vështirë, duke kapërcyer prirjet e lokalizmit, të separatizmit patriarkal feudal, të trashëguara nga e kaluara. Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881).
RilindasitSAMI FRASHËRI është ideologu ynë më i shquar i Rilindjes. Ai lindi në fshatin Frashër të Përmetit. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes. Ai është vëllai më i vogël nga tre vëllezërit Frashëri. Që të tre këto figura, si Naimi, Abdyli dhe Samiu janë ndër rilindasit më të shquar. Ai e kreu shkollimin fillestar në vendin e lindjes, ndërsa në vitin 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” në Janinë.Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie.Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht edhe një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotë etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisë dhe e gjeografisë në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.Veprat e Samiut në turqisht përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.Një ndër veprat më në zë të Samiut, është edhe “Shipëria, ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet”.Sami Frashëri, gjurmët më të forta të jetës së tij i ka lënë në Turqi. Familja e tij jetoi atje madje i biri i tij është ai që ka ndërtuar stadiumin e skudrës së Galatasarait. Ai e ka pasuruar shumë bibliotekën e Turqisë, kjo pasi shumica e veprave të tij janë në këtë gjuhë. Ai është një ndër kontribuesit e hartmit të alfabetit turk.
Pashko VasaPashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi në Shkodër më 1825. Mësoi disa gjuhë të huaja si autodidakt dhe fitoi një kulturë shumë të gjerë për kohën. Rreth vitit 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë me armë në dorë në revolucionin e Venedikut kundër pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftësi ushtarake. Pas dështimit të kësaj lëvizjeje, P.Vasa u vendos në Stamboll. Në Turqi P.Vasa u ngrit në shkallën e lartë të hiearkisë shtetërore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, më 1892 në Bejrut, ishte guvernatori i përgjithshëm i Libanit.P.Vasa qe një nga frymëzuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe mbrojti me forcë çështjen kombëtare në Stamboll dhe në qarqet diplomatike jashtë perandorisë.Veprimtarinë letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht në vitet `50-`60 të shekullit XIX. Gjithë krijimtaria e tij lidhet ngushtë me atdheun, me historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar, me mbrojtjen e të drejtave të tij si komb. “A mos është krim ta duash vendin tënd? – shkruante ai. – Ajo që është një cilësi, një virtyt për të tjerët, nuk mund të jetë tjetër gjë për ne„. Shkroi poezi, prozë artistike, publiçistikë dhe libra gjuhe.Veprat më të rëndësishme të P.Vasës janë: përmbledhja me vjersha “Trëndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë. Më 1879 botoi frëngjisht trajtesën: “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët„, në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. Botoi më 1890 romanin “Bardha e Temalit„ të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare në sfondin e luftës për çlirim kombëtar. Shkroi edhe një “Gramatikë të shqipes për të huajt„(1887). Por kryet e vendit në krijimtarinë e tij e zë vjersha “O moj Shqypni„O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.


Kjo poezi u bë himn për shqiptarët anë e mbanë. Pasi aty tregohet si ka qenë e si është Shqipëria e për të shkuar më tej në thirrjen që i bëhet popullit për bashkim. Bashkim pa asnjë dallim, ça zgjoi vetëdijen shqiptare.
Naim FrashëriNaimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të shkruante. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjtër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme. Në shqipëri punoi si nëpunës në Sarandë e Berat. Ai njihet si bilbili i shqipes.Veprat e tijMë 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes.Bagëti e Bujqësia”Pra jeta e tij i ishte përkushtuar tërësisht atdheut edhe pse ishte në mërgim. Zemra e tij pushoi 20 tetor 1900, me mallin e vendlindjes në sy, zemër e shpirt. Vdekja e tij pikëlloi shumë nga kolegët e tij. Një ndër to ishte edhe Çajupi I cili pikëllimin e tij e shprehu në vargje.
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,moj e mjera Shqipëri,mendjelarti, zemërtrimi,vjershëtori si ai.PërfundimeNdonëse kjo nuk është një punë mirëfilli studimore apo kërkimore, mjafton për të patur pak idenë rreth rilindasve tonë kombëtarë. Dashuria e tyre ndaj atdheut dhe bashkëkombasve të tyre shihet mjaft qartë në çdo varg të tyre. Pikëllimi i tyre për të patur një atdhe të lirë e të ndritur në mbarë hapësirën botërore, është ajo çka i udhëheq. Ideali i të gjithëve ishte bashkimi kombëtar. Unë si një person që veten e konsideroj si shumë atdhedashës, kjo detyrë më bëri që të njihja më mirë ata persona që kanë kontribuar në vazhdimin e kombit shqiptar të njësuar.
Arrita të kuptoj që gjuha është elementi bazë i një shteti dhe i ekzistencës së tij. Ishte pikërisht gjuha me anë të së cilës, këta heronj kombëtar arritën të bashkonin të gjihë kombin. Gjuha është ajo me të cilën shprehen ndjenjat sublime, si ajo e dashurisë, për nënën, babanë, familjen, e mbarë të gjithë kombin. Kuptuam se është gjuha arma më e fortë, si në luftë ashtu edhe për bashkim, jo më kot të mençurit thonë se “fjala vret më shumë se plumbi”, apo “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”.
Pra nëse nuk kemi një gjuhë atëherë vështirë të tregojmë se ne jemi një komb.


Bibliografia
  1. Kurani
  2. Sahih al Buhari
  3. Internet
  4. Letërsia shqipe 1



0 comments:

Post a Comment