72%
e të rinjve shqiptarë përdorin alkool
Sipas
një studimi të kryer në Shqipëri për përdorimin e alkoolit tek të rinjtë,
rezulton se¾ apo rreth 72% e të rinjve shqiptarë kanë provuar një apo më shumë
pije alkoolike gjatë jetës së tyre. 7.8% prej tyre thuhet të kenë përdorur pije
alkoolike në më shumë se 40 raste gjatë jetës së tyre.
Pashtu studimi europian i kryer në Shqipëri thotë se
po shikohet një trend i rritjes së përdorimit të alkoolit dhe drograve të
ndryshme tek të rinjtë shqiptarë.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë
deklaruar se me konsumimin e alkoolit nga rinia shqiptare lidhen edhe shumica e
aksidenteve rrugore në shkallë vendi. Përveç alkoolit, preferencë e të rinjve
shqiptarë është edhe cigarja. Studimet tregojnë se cigarja e parë nis diku
rreth moshës 10 vjeç, për të vazhduar më tej.
1/3 e adoleshentëve pranojnë të kenë konsumuar të paktën 1 herë duhan.
0 comments:
Post a Comment