Në këtë ese unë do të përpiqem të shpalos mendimin tim në lidhje me këtë
thënie të filozofëve liberalë. Do të përpiqem që të argumentoj pikëpamjet e mia
të kundërta me këto të liberalëve.
Së pari unë e konsideroj lirinë shumë ndryshe nga liberalët, kjo për faktin
se të jesh i lirë nuk do të thotë që të bësh atë që dëshiron ti qoftë edhe duke
u shkaktuar të tjerëve dëme që mund të jenë edhe të pariparueshme. Të jesh i
lirë do të thotë të shpalosësh mendimin tënd pa pengesa dhe jo që atë mendim i
cili mund të jetë edhe i dëmshëm për të tjerët t’i japësh jetë.
Së dyti për mua ekziston edhe ka zënë vend në qënjen time shprehja: “Liria
ime mbaron aty ku fillon e të tjerëve”. Kjo do të thotë që nëse unë jam i lirë
të shpreh mendimet e mia sido që të jenë është liria e tjetrit që nuk më lejon
që t’u jap jetë. Si mund t’i jap jetë unë një mendimi me të cilin unë vras
ndjenjat e dikujt? Si mund të hedh në veprim dëshirën time për ta parë tjetrin
duke vuajtur vetëm që të mos jetë më lart se unë në një aspekt apo një tjetër?
A mund të më thotë dikush se si do të ndihej nëse unë në mes të natës kur të
gjithë flenë unë vë muzikë shurdhuese ndërsa ai ka fëmijën e sëmurë në gjendje
të rëndë?
Pse në vend që të bëj mirë, unë të shkaktoj vuajtje? Pse në vend të
buzëqeshjes unë të jem shkaktarë i të qarave? Pse në vend të bekimeve unë të
marr mallkime nga vëllai ose motra ime? Pse në vend të ndihmës të shkaktoj
pengesa? Pse në vend që të përhap mirëkuptim, dashuri dhe paqe unë të shkaktoj
përqarje, urrejtje dhe luftë? Pra si përfundim duhet thënë se nuk mundet që
liri të quhet vënia në jetë e çdo mendimi pa marrë parasysh se kush mund të
dalë i dëmtuar nga kjo, por liri do të thotë të shprehësh atë që mendon dhe në
bazë të mendimeve të zgjidhet një proplem dhe jo të hapet një tjetër.I lirë
sipas meje është mendimi dhe jo veprimi.
P.S Shkrim i bërë para shumë vitesh
0 comments:
Post a Comment