Treni
përshkoi tunelin e gjatë në sinorin mes dy krahinave dhe ndali në një stacion
sinjalesh, pikërisht aty, ku niste ai që quhej vendi me dëborë. Në anën tjetër
të vagonit, një vajzë u ngrit në këmbë dhe uli xhamin e dritares pranë
Simamuras. Mandej ajo nxari kryet jashtë dritares dhe klithi në zbrazëtirë:-O
zot shef i stacionit... O zot shef i stacionit!... Në këtë e sipër dikush u duk
të afrohej me fener në dorë, me një kësulë gëzofi, që i zinte veshët e me një
shall, që i vinte gjer te maja e hundës. Pse aq ftohtë bëkërka aty përjashta,
foli me vete Simamura, tek vështronte në dritare. Shkretëtirë. Vetëm diku, atje
larg, rrëzë malit, ku terri nxinte bardhësinë e dëborës, shquheshin ca banesa
të zymta, të ngjashme me baraka, që sipas të gjitha gjasave, duhej të qenë
fjetore për puntorët e hekurudhave.-Jam
unë, zoti shef! Mirë jeni? -O
Jokoja!... Qënke nisur për në shtëpi, domethënë... Siç e sheh, këtej nga ne
acari është shtruar këmbëkryq. -Me
sa di unë, vëllai im i vogël, është këtu tek ju
me punë. Më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time për gjithçka keni bërë
për të. -Për
të qenë ai këtu është, vec kam një merak se a do të rezistojë dot apo jo. Është
ende i ri, ndaj dhe më vjen keq. -Pothuajse
fare çunak, ndaj do t’ju lutesha ta keni nën kujdes. -Mos
ja keni merakun. Gjer më sot i ka ecur mbarë edhe me punë, edhe me shëndet...
Brenda disa ditëve, s’do të marrim dot frymë nga punët e shumta. Ne e dimë se
ç’kemi hequr vitin e kaluar! T’ja rrëfejmë varrit! Shembjet e dëborës s’patën
të sosur. Trenat vinin e nga vinin ngacnin këtu, rradhë-rradhë mbi shina.
Banorëve te fshatrave rreth e qark u doli punë e madhe dh enjë minutë nuk
rreshtën së zieri për udhëtarët, që u plasi buza.-Qënkeni
veshur tamam si për dimër, zoti shef. Vëllai më shkruante, se madje as jelekun
nuk e ka vëne në trup. -Helbete,
është i ri. Dhe mosha e tij s’do t’ja dijë. Djemuria, që thoni ju, kujton se
dimri përballohet duke pirë sake. Por i gënjen mendja. Se pastaj sëmuren dhe
zënë shtratin. Ja, unë plr veten time kam veshur katër kimono...-Dhe, sakaq, ai
ndriqoi fenerin e dorës fjetoret e punëtorve.-Pse
edhe im vëlla ka filluar të pijë?-Nuk
e kisha fjalën për të...-Po
tani ku do të shkoni, zoti shef?-Te
mjeku, për të vizituar një plagë, që kam marrë.-Të
shkuara!... Edhe pse me katër kimono dhe një pallto përmbi zo, shefi i
stacionit, me ç’duket mbërdhinte, se e nërpreu bisedën e tha:-Rrugë
të mbarë!
0 comments:
Post a Comment