Bekim Bici |
“Një herë e një kohë na ishin katër (4)
vëllezër, të çmuar në vlerën e tyre.
Ata quheshin Libri, Radio, Televizioni dhe Interneti.
Ata quheshin Libri, Radio, Televizioni dhe Interneti.
Libri, si më i
madhi ishte më i përuluri, por më i cilësuari. Të gjithë i drejtoheshin atij
për këshilla të urta, që për fat të mirë kishin rezultuar shumë të vyera dhe të
rëndësishme për jetën e shumë të tjerëve.
Vitet po kalonin dhe Libri ynë i dashur u bë me një vëlla të vogël.
Radio, si një fëmijë i bukur i cili ishte dhe shumë i
pjekur, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Të gjithë e donin dhe vlerësonin, që
ndonëse i ri në moshë kishte arritur të ransmetonte shumçka, por Radios së
dashur filloi “t’i rritej” mendja sa shkoi deri aty sa vëllain e madh e të urtë
Librin, ta shpërfillte padrejtësisht, ndoshta edhe pa vetëdije. Libri i me
urtësinë që e karakterizonte qëndronte në heshtej, por jo i heshtur. Ai
falenderonte dhe shpërblente çdo kënd që e vlerësonte dhe i drejtohej urtësisë
së tij. Nuk kaloi shumë kohë, kur Libri i urtë dhe Radio mendjemadh por
zëëmbël, u bënë me një vëlla të tretë.
Talevizion, kështu u quajt vëllai i vogël, emër ky, i
vënë si shkak i bukurisë së mahnitshme që ai pasqyronte. Televizini, që i vogël
rreth tij mori të gjithë njerëzit, por me Radion diçka nuk po shkonte. Tek
shikonte se të gjithë tashmë gati e kishin harruar dhe i ishin qepur
Televizionit, teksa pëlciste nga zemërimi, ngushëllohej me ata që e shoqëronin.
Ndërsa, Libri si gjithnjë me urtësinë e tij, ishte i kudogjendshëm.
Televizionit sa më shumë i shtoheshin vitet mbi supe, aq më shumë shkëlqente.
Tashmë edhe disa njolla (pastërtia) që gjendeshin tek ajo çka pasqyronte, sa
vinin e pastroheshin. Atëherë kur Televizioni arriti kulmin e simpatizantëve të
tij dhe shkriu kufijtë, u shtua edhe me një vëlla të katërt tashmë, të cilin e
quajtën Internet.
Interneti ishte në dukje i dobët, por që dalëngadalë po e
mirrte veten. Vëllai i vogël dhe i dobët nën mbrojtjen dhe ndihmën e shoqes së
tij më të ngushtë dhe shumë të pasur, Politikës, sa vinte e e bëhej më i fortë.
Kështu arriti që në veten e tij ky djalë i vogël dhe i dobët në vitet e para të
jetës, të përvetësonte atributet e vëllezërve të tij më të mëdhenj. Ndoshta edhe nga mosha e tij e re ai vetëm
lulëzimin njihte. Tashmë ai është në moshën më të bukur të tij dhe mbrapa ka
lënë që të tre vëllezërit. Ai është i vetdijshëm se kënaqësinë e prekjes së
Librit nuk e ka, as ëmbëlsinë e zërit të Radios jo, por as emocionet e
situatave enigmatike që Televizionin e karakterizonin nuk mundet në të gjitha
mënyrat t’i përcjellë. Por ajo që karakterizon Internetin e vogël por shumë të
rëndësishëm, është mishërimi i të gjitha atributeve të tjera të vëllezërve në
qenien e tij. Ai tashmë më shumë se çdo gjë tjetër, theu kohën dhe hapësirën.
Dhë kështu, ndonëse disi të zemëruar me njëri-tjetrin,
vazhduan të jetojnë jetët e tyre, por jo të ndarë. Herë Libri shkon tek Radio
dhe Televizioni të cilët “e shoqërojnë” për tek Interneti, e herë,
Radio.Televizioni dhe Interneti shkojnë tek Libri i urtë.”
Kjo hyrje simolike,
ka të bëjë me informimin si një e drejtë
e gjithkujt. Ndonëse të ndryshme nga njëra-tjetra, që të katra këto mediume si
detyrë kryesore kanë informimin e audiencës. (Arsyeja që në studim kam
përfshirë vetëm këto 4 mediume, ësthë sepse gazetën e kam parë si të përfshirë
në libër).
Për shkak se
të bësh një studim për të përfshirë të gjitha mediumet duhet një angazhim më profesional, kemi
zgjedhur të trajtojmë temën: “Interneti, zgjedhja e të rinjve për tu
informuar”.
Sot, mundësitë e
informimit janë të shumta dhe po në të njëjtën masë madje do të thoja shumë më
shumë, janë të pranishme edhe mundësitë për keqinformim. Për të parë se cili
medium është më i preferuar për të rinjtë, kemi hartuar një anketë, të cilën e
kemi shpërndarë tek disa të rinj të ndarë në dy kategori, gjimnazistë dhe
studentë. Të anketuarve u është dashur që përveç gjeneraliteteve, që kanë qenë
koka e anketës, t’u përgjigjen edhe dy pyetjeve: “Ku informoheni më shumë; dhe cili burim informimi është
më i besueshëm për ju?”
Kësaj ankete i janë nënshtruar njëqind persona.
Kësaj ankete i janë nënshtruar njëqind persona.
Në përfundim të
kësaj ankete janë marrë përgjigje deri diku kontradiktore njëra me tjetrën. Ata
që kanë zgjedhur internetin për t’u informuar, janë në masën 89% dhe
konkretisht 89 persona, ndërsa vetëm 11% apo 11 persona kanë zgjedhur
televizionin. Nga kjo rezulton, se radio është një medium e cila tashmë siç
duket është kthyer në një objekt argëtimi kryesisht për muzikë tek të rinjtë
dhe informim, kryesisht për ata që nuk kanë mundësi kohore për të ndjekur lajme
apo lundruar në internet. Kjo kategori njerëzish, informimin e merr gjatë
udhëtimit për në zyrat e punës, nga radiot e instaluara në mjetin e udhëtimit,
apo ato të instaluara në aparatet e tyre celulare. Ajo që bie në kontradiktë
gati gati të plotë, ka të bëjë me përgjigjet e marra për pyetjen e dytë: “Cili
burim është më i besueshëm për ju?”, ku 63% apo 63 persona i janë përgjigjur se
është televizioni, 20% apo 20 të anketuar janë përgjigjur se është interneti
dhe 16% apo 16 persona kanë thënë, se asnjë nga këto nuk është i besueshëm.
Nga të gjitha përgjigjet, 50% e të anketuarve, të cilët i përkasin moshës 15-18 vjeç, janë përgjigjur se parapëlqejnë informimin në internet dhe nga 50% e tjera, me moshë nga 19-23 vjeç, zgjedhin internetin 39% apo 39 persona dhe 11% apo 11 të anketuar kanë zgjedhje për informim televizionin. Ndërkohë, nga biseda që kemi zhvilluar me shitësit në 10 pika të ndryshme gazetash, u konstatua në mënyrë të prerë, se lexuesit e shtypit janë mosha e tretë. Kjo është një dëshmi tjetër që tregon se interneti është futur në qelizat e çdo të riu, duke u bërë si një nevojë jetike.

Le të analizojmë pak
këto përgjigje që kemi marrë.
Siç ndodhi në fillim me televizionin, i cili nga bumi i madh dhe revolucioni që bëri, tërhoqi dhe mori pas vetes masën në vitin 1960, duke i dhënë goditjen më të fortë të mundëshme monopolit të krijuar nga radio, kështu po ndodh edhe tani. Në kohën që po jetojmë, siç kemi konstatuar edhe nga anketimi për këtë çështje, monopoli televiziv u godit po kaq rëndë. Interneti tashmë i ka vënë poshtë të gjitha mediumet e tjera. Ai është i tillë që përfshin, si librin, radion, ashtu edhe televizionin. Pra, një arsye mund të jetë, se në vend që të harxhosh kohë për radio, televizion dhe për libër, mund të përdorësh internetin i cili t’i ofron edhe në mënyrë më të përmledhur nëse i do, por, dhe të gjitha këto shërbime njëherësh.

1.
Anketë
2.
Intervistë
me pikat e shitjes së gazetave
3.
Kushtetuta e Republikës së Shqiëpërisë, Qendra e Publikimeve Zyrtare, 2003, Tiranë, f. 138.
|
||
0 comments:
Post a Comment