3:09 PM
0

PILULA E EMERGJENCËS DHE PËRDORIMI I SAJ
 
Dukagjin Zeqiraj


Do t
ë ishte e gabuar dhe e paarsyeshme, që pilula e emergjencës të konsiderohet si një metodë e zakonshme mbrojtjeje, që shërben për të eleminuar situatat e mundshme të rrezikut, apo të ashtuquajturat “aksidente”, të cilat janë të vazhdueshme dhe të përsëritura kohë pas kohe. Pavarësisht se pilula nuk përmban kundërindikime pas përdorimit, përsëri kjo nuk do të thotë se mund të përdoret rregullisht dhe lehtë, dhe as të konsiderohet si një metodë kontracepcioni e përsosur ( për fat të keq ndodh me shumë vajza).
Kundërindikimet apo efektet anësore që rezultojnë nga pilula e urgjencës nuk janë shumë të rënda. Kjo e fundit përbëhet nga jo vetëm nga levonorgestrel por edhe nga hormoni  progestin, i cili me sa duket (ndryshe nga estrogjenet) nuk është përgjegjës për efektet anësore. Megjithatë duhet të kemi kujdes dhe të mos abuzojmë me përdorimin e saj.
Siç u përmend edhe më lart, nuk ka ndonjë efekt anësorë specifik nga përdorimi i pilulës, megjithatë, kontracepcioni urgjent ka kundërindikime në rastet e shtatëzanisë (të njohur ose të dyshuar). Në këtë rast nuk dëmtohet embrioni por mbingarkohet mëlçia.
Pilula duhet përdorur brenda 72 orëve pas marrëdhënieve seksuale, të cilat janë potencialisht rrezik shtatëzanie. Është treguar se levonorgestrel në doza 20-30 herë më të larta se të pilulës kontraceptive progestin, garanton siguri maksimale (99.5%) kur mirret brenda 12 orëve pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, dhe një efikasitet 85 % kur mirret brenda 24 orëve. Sa më shumë kohë që kalon nga marrëdhënia seksuale e pambrojtur, aq më shumë ulet efekti i pilulës levonorgestrel.

 Pilula mund të përdoret edhe nga: duhanpirësit, gratë që vuajnë nga hipertensioni, sëmundje kardiovaskulare, angina pektoris, kanceri i gjirit, diabeti, kolesterol i lartë, mosfunksionimi i tiroides, endometrioza,  dhe migrena. Pavarësisht çfarë u tha më sipër, nuk duhet të mirret si një pretekst për përdorim të tepërt të pilulës post-coital.
Përveç atyre që thamë, shumë vëmendje duhet treguar kur pilulës i shoqërojmë të tjera barna, pasi këto mund të zvogëlojnë apo edhe të anulojnë efikasitetin post-coital të kontraceptivit. Ka efekte anësore në rast se përdoren antibiotikë, antiepileptikë apo antikonvulzivë.Në këtë aspekt, ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj. Edhe pse efektet anësore që rezultojnë nga perdorimi i pilules  janë  pothuajse minimale, ato mund të ndodhin, sidomos te gratë që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj pilulës.
Ndër efektet e mundshme anësore të njohura janë : puçrra në fytyrë, dhimbje koke, dobësi  dhe më rrallë herë të vjella. Kur e  vjella ndodh brenda 2 orëve  të marrjes së pilulës, duhet marrë një tjetër pilulë pa lënë  të kaloj shumë kohë që do të mundësojë pakësimin, deri në ndalimin e të vjellave. Megjithatë, statistikat tregojnë e vjella është një kusht mjaft sporadik.
Pilula mund të shkaktojë efekte anësore në ciklin  menstrual si  me mëposht:
·        Rrjedhje më të bollshme menstruale (hypermenorrhea)
·        Menstruacione të shpeshta (polymenorrhea)
·        Leukorre.
Kujdes! Pilula nuk duhet të përdoret në mënyrë të shpeshtë pasi mund të çojë në helmim kronik të mëlçisë.
Mëlçia ( është një nga organet më të ndjeshme ndaj dëmtimit) është gjëndra përgjegjëse  për detoksikimin e trupit nga mbeturinat dhe substancat e dëmshme. Kjo pilulë , metabolizohet nga mëlçia prandaj është e qartë se, kur përdoret  në mënyrë të përsëritur, mund të shkaktojë një mbingarkim të mëlçise, duke shkaktuar sëmundje të rënda  kronike të saj. Ashtu si me të gjitha kontraceptivët hormonale (Unaza vaginale trans, pilula progestinike etj), dhe kjo pilulë nuk është mburojë ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (HIV / AIDS, Herpes vaginal, Candida albicans, etj.). E vetmja metodë kontraceptive që mbron kundër transmetimit të SST-ve është prezervativi.
Në përfundim, ne duhet të përsërisim se,  pilula nuk duhet të konsiderohet si një model rutinë kontraceptive, pavarësisht kundërindikimeve të pakta për përdorim, dhe efekteve anësore relativisht të lehta që rezultojnë. Ajo mund të përdoret vetëm në raste të veçanta.

0 comments:

Post a Comment