Argumentimi i
normës juridike penale dhe a ekziston bindja që asnjë shkelje e ligjit pa
dallim nuk mbetet pa ndëshkim.!
Normat juridike janë rregulla sjelljeje të vendosura nga shteti, rregullojnë drejtëpërdrejtë sjelljet e njerëzve dhe kanë si qëllim që ti garantojë çdo individi një jetë të qetë sociale. Normat juridike janë rregulla që iu imponohen individëve. Nëse individ të ndryshëm nuk i zbatojnë këto rregulla sjelljeje atëherë do të ndermerren masa ndëshkimi. [1] “Nga pasojat ne rast moszbatimi, specifika e normes juridike eshte aplikimi i masave te shtrengimit shteteror kundrejt shkelesve. Me fjale te tjera norma juridike permban udhezime se si duhet te veprojne ose te mos veprojne njerezit duke u ngarkuar atyre te drejta dhe detyra te caktuara”. Ky element i normës juridike kontribuon për ta determinuar dhe diferencuar nga tipet e tjera të normave, si ata morale dhe fetare, që u përkasin një sfere jo ligjvënëse për vendin tonë.
Një
normë është një propozim për të stabilizuar një sjellje të shpërndarë sipas
vlerave të pranishme në brendësi të një gupi social dhe mbi të gjitha e konsideruar
si normale. Ajo është finalizuar duke rregulluar sjelljen e individëve që u përkasin
atij grupi, për të siguruar mbijetesën pjesës tjetër.
Është
një temë pak e ndërlikuar ,pasi vetë demokracia ka parimet e veta të cilat
kushtëzojnë dhe vetë politikanët të cilët hartojnë ligje ,dhe vendosin për
mënyren se si duhet të zbatohen këto rregulla ligjore. Kjo ndodh pasi vetë
personat e veshur me hijen e pushtetit edhe pse duhet të jenë të parët për ta
zbatuar një normë ligjore shpesh herë tentojnë ta dhunojnë dhe jo ta zbatojnë
atë ,duke harruar që kjo tregon një diferencë e cila jo vetëm që nuk i jep
kuptim demokracisë por e bën atë të pa egzistueshme.
Problemi
me zbatimin e këtyre rregullave ligjore qëndron në faktin se politikanët zotërojnë
imunitet, që i bën ata të paprekshëm. Imunitet ligjor duhet të kenë padyshim
njerëzit të cilët janë të zgjedhur në pushtet. Vetëm se pushtetarët tanë e
shkelin ligjin shumë shpesh duke pasqyruar kështu një shëmbull shumë të keq për
shoqerinë. Në disa forma te Kushtetutave
Europiane edhe kryebashkiakët, kryekomunarët, gjygjtarët e gjykatës Kushtetuese
dhe gjykatave me të vogla për nga përgjegjësia gëzojnë imunitet ligjor. Këtu
tek ne dominon bindja që imunitet gëzojne vetëm njerëzit të cilët janë
perfaqësues të popullit, pra parlamentarët. Njerëzit të cilët janë në pushtet
padyshim që e kanë të rregulluar me ligj imunitetin të cilin duhet ta gëzojne,
dhe kjo është e drejta e tyre, por jo të abuzojnë me të. Ka raste të shumta që edhe
drejtësia gabon në vendimet që jep.
Në
këtë temë dua të flas pak edhe për rastin me deputeten Vokshi të Parlamentit Shqiptar.
Ku ajo gjatë kalimit të saj në territorin Kosovar bëhet e ditur se ajo nuk e ka
përfillur proceduren e legjitimitetit, sepse thuhet që nuk ka dashur t’i
paraqesë dokumentet e identifikimit. Nëse me të vërtetë kështu ka ndodhur
policia ka vepruar mirë kur i është lëshuar në ndjekje, por ama një fakt i çuditshëm
është se si gjygjtari i Gjykatës së Prizrenit ia jep dënimin me formë të
Aktvendimit të prerë, për individin e cila është me status diplomatik.
Pyetja
se “çfarë është e drejta” ka vënë në punë shumë studiues të të gjitha epokave,
dhe qëndron akoma një problem i hapur. Qëndron një problem i hapur sepse të
drejtat e njerëzve ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Secili shtet ka të
drejta të ndryshme pasi kjo varet nga rregjimi që ata kanë dhe kulturat e
ndryshme që ata mbartin si shtete. Për shëmbull ne smund të krahasojmë normat
juridike te Kinës me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi kjo do të
ishte absurde sepse dihet që Kina ka një regjim me sistem komunist dhe SHBA-ja
ka një regjim me sistem demokratik.
Në
këto 20 vitet e
pluralizmit shqiptar, është zbatuar një praktikë e dyshimtë ligjore, veshja me
imunitet nga ligji për të gjithë deputetët, zyrtarët e njerëzit e zgjedhur në
pushtet. Kjo ka krijuar një deformim të dukshem të demokracise shqiptare, ku të
zgjedhurit e sovranit popull gëzojne një imunitet ligjor që nuk e gëzon as vete
sovrani popull që i voton në ato poste. Ashtu siç ka krijuar edhe mentalitetin
e gabuar në opinionin publik shqiptar se njerëzit me pushtet nuk i zë e as nuk
i ndeshkon ligji.
Kjo
anomali i ka hapur udhën edhe korrupsionit e inkriminimit te politikës, pasi
është më e lehtë të kryesh nje krim apo aferë korruptive kur nuk ia ke friken
ligjit, se sa kur ia ke frikën ligjit demokratik. Ky debat, pas 20 vjetesh ka
filluar të bëhet, edhe në Kuvendin e Shqipërisë këto kohët e fundit.
Duket
sikur kryeministri Berisha dëshiron të hedhë hapat e parë për ta rrezuar këtë
imunitet. Kur vendi është në kulmin e debatit politik për korrupsionin
qeveritar,kryeministri rinxjerr edhe
njëherë tezën e hershme të PD-së për heqjen e imunitetit të deputetëve për
rastet e korrupsionit. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë
Demokratike, kryeministri u ka kërkuar deputetëve demokratë që të hartojnë një
deklaratë, të cilën duhet ta firmosin të gjithë, për lënien në mënyrë
vullnetare të imunitetit të deputetit. Madje Berisha tha se për këtë duhet parë
mundësia e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit.
[2]“Neni
75 [Imuniteti]
1. Deputetët e Kuvendit gëzojnë imunitet nga
ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi për veprimet dhe vendimet e tyre
brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre si deputetë të Kuvendit.
Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e
ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të
Kuvendit.
2. Deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet
dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i
Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit”.
Sipas
nenit del që imuniteti është i kushtëzuar, relativ dhe jo absolut. Në nenin 75 thuhet
që gëzojnë imunitet po për veprimet brenda fushe veprimit të përgjegjsive si
deputetë që do të thotë për aq kohë sa ato janë duke punuar si deputetë, janë të
zënë me punë, nuk duhet të arrestohen sipas këtij neni. Sipas këtij ligji
deputeti asnjëherë nuk duhet arrestuar kur ai është duke punuar, ose ndodhet në
një seancë parlamentare, pa marrë pelqimin e deputetëve të tjerë me shumicë
votash.
Por
kjo nuk të garanton imunitet (mbrojtje) nga ndonjë arrestim i mundshem për
raste si: Dhuna në familje, deputeti rreh gruan, rrihet në një klub në mbrëmje,
vret me paramendim në një mbrëmje, mbajtje arme pa leje dhe vrasje. Në këtë
rast përderisa ai nuk është duke vepruar si deputet, nuk po mban fjalim në klub
si deputet, nuk po mban fjalim në nje miting apo bisedon politikë me qytetarët
që e kanë zgjedhur, por kryen veprime që janë në kundërshtim me ligjet në këtë
rast ai duhet të arrestohet dhe dënohet si qytetar.
Çdo
person fizik ose juridik që gjykon se të drejtat dhe liritë e tij janë shkelur
nga një akt, veprim ose mosveprim i organeve të administratës qëndrore e
vendore apo të ndonjë organi tjetër të veshur me autoritet publik, mund të
paraqesë një ankesë, kërkesë apo njoftim tek Avokati i Popullit.Avokati i
Popullit ruan të fshehtë identitetin, nëse e sheh të arsyeshme, apo nëse kjo
kërkohet nga personi që bën ankesën, kërkesën apo njoftimin. Ai gjithashtu
mundet që, për raste të veçanta të bëra publike, të fillojë procedurën e
shqyrtimit me nismën e vet, por duke marrë më pas edhe pëlqimin e të
interesuarit apo të dëmtuarit. Avokati i Popullit mund të mos kërkojë pëlqimin
e palës që synon të mbrojë, vetëm në rastet e mbrojtjes së të drejtave të
fëmijëve, të personave me aftësi të kufizuara si dhe për çështje që prekin
interesat e një grupi të madh individësh.
E
drejta për nje proces të rregullt ligjor konsiston në dy aspekte kryesore a) në
mbrojtjen e të drejtave të shtetasve, b)në detyrimin e organeve të pushtetit
publik për ti garantuar dhe respektuar këto të drejta. Pra, garantimi i të
drejtës për t’u mbrojtur në fazën e hetimit ose gjykimit është një element
thelbësor i të drejtës për një proces të rregullt ligjor, e cila është njohur
dhe sanksionuar në mjaft akte kombëtare dhe ndërkombëtare.
Drejtësia
shqiptare po përballet me një rënie të
kredibilitetit në rang kombëtar. Ky fenomen vjen si shkak i gjykimit ndoshta jo
të drejtë nga gjykatat shqiptare dhe shkeljet e vazhdueshme nga personat që zotërojnë
imunitet. Përmendim këtu raste si çështja (Meta-Prifti), çështja e (Gërdecit), çështja
e (Eva Vishaj, e ëma e këngëtares Elsa Lila), dhe shumë e shumë raste të tjera
që shpesh i dëgjojmë në media ose që iu kanë ndodhur të afërmëve tanë.
Se
si do të vejë puna me drejtësinë shqiptare një Zot e di. Ne na ngelet vetëm të
shpresojmë se gjërat do të rrjellin për
mirë. Tw shpresojmw se njeriu qw do tw pwrballemi me tw nw gjyq tw mos
ketw petkun e imunitetit pasi e dimw pwrfundimin. Skemi zgjidhje tjetër vetem
ti besojmë drejtisisë tonë dhe ti drejtohemi atij organi pasi është i vetmi që
mund të gjejë zgjidhje për problemet tona.
0 comments:
Post a Comment