3:06 PM
0

Vaksinimi tek fëmijët 

Është i detyrueshëm për të gjithë të sapolindurit, vaksinimi  kundër difterisë, tetanozit, poliomielitit dhe  hepatitit viral B.
Vaksina  kundër difterisë del nga  toksina e saj e padëmtuar, me anë të proceseve kimike që ruajnë  aftësinë  për të stimuluar prodhimin e antitrupave mbrojtëse. Ky proçes vaksinimi përbëhet  nga tre doza në vitin e parë të jetës (3, 5 dhe 12 muaj), e ndjekur nga dy thirrjet (dozat kujtesë), përkatësisht në 5-6 vjet, dhe në mes të vitit të 11 dhe 15 të jetës. Referencat shtesë janë të rekomanduara çdo dhjetë vjet.
Vaksinat kundër difterisë janë në dispozicionin e pediatrisë dhe të rriturve. Efekti mbrojtës i vaksinës me kalimin e kohës vjen duke rënë, por kjo mbrojtje rigarantohet më tej nga ekzekutimi i thirrjeve (dozave kujtesë).
Vaksina  e tetanozit është e  përbërë nga tetanozi toksoid (dmth nga toksina origjinale e  padëmtuar, dalë nga proceset  kimike që ruajnë  aftësine e saj  për të stimuluar prodhimin e antitrupave mbrojtës).
Cikli bazë përbëhet nga tre doza të vaksinës, të praktikuara brenda vitit të parë të jetës (3, 5 dhe 12 muaj). Një dozë përforcuese (lidhur me komponentët kundër difterisë dhe Pertusis - dTp), duhet  kryer në vitin e 6  të jetës dhe një tjetër në atë të 14 (tetanozit, difterisë-reduktuar toksoid pertusis dhe - Tdap).
Për  difterinë,  viti 1998 ka shënuar futjen e një kombinimi me përbërës të tjerë, ku,  toksoid tetanozi është lidhur, përveç difterisë si me acelulare Pertusis, gjithashtu edhe me  anti Haemophilus influenzae b (Hib), all'antipolio (IPV) dhe B all'antiepatite (vaksinë hexavalent).
Vaksinimi tetanozit, pas një cikli themelorë të përfunduar,  jep një mbrojtje thuajse totale: Efikasiteti po thuajse 100%.
Dozat kujtesë të vaksinave bëhen afërsisht çdo 10 vjet.
 Për vaksinat ndaj hepatiti viral B bëhen  tri doza, në 3 °, 5 ° dhe  në mes  të muajt 11 e 12 .
Të sapolindurit  nga një nënë e infektuar (HBsAg pozitiv) i bëhen  katër doza: në lindje (brenda 12-24 orë), muajin e 1, 2 dhe 11-12 të jetës, por së bashku me dozën e parë të vaksinës duhet që, tek të sapolindurit të përdoren dhe imunoglobulinat.
Për ata që kanë lindur nga nëna negative HBsAg,  vaksinimi  është i njëtë si në fillim, pra me tre doza brenda vitit të parë të jetës. ( pra vaksina e parë menjëherë pas lindjes, vaksina e dytë pas 1 muaji dhe e doza e tretë në muajin e 6 të jetës).
Vaksinimi vazhdon të rekomandohet dhe ofrohet falas për personelin shëndetësor, të cilët gjithnjë ballafaqohen me rrezik infektimi prej pacientëve .
 Për vaksina të tjera jo të detyrueshme është mirë të këshilloheni me mjekun pediatër.

/Dukagjin Zeqiraj/

0 comments:

Post a Comment