4:43 AM
0



Ka përfunduar takimi i zhvilluar midis Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetarit në detyrë të OSBE-së Robert Willton. Gjatë takimit u diskutua midis tyre për procesin zgjedhor të 23 qershorit 2013, ndërsa mori urime për zgjedhjen e tij në krye të PD-së.
Ata në takim thanë se arritjet në procesin zgjedhor i takojnë Partisë Demokratike si mazhorancë qeverisëse që ishte. Ndër të tjera u diskutua edhe për problematikat serioze të konstatuar si ato të vjedhjes dhe manipulimit të votës, veçanërisht për qarkun e Lezhës.
Basha tha se problemet e konstatuara janë pasojë e vullnetit të dobët të Partisë Socialiste, për t’u angazhuar për një proces të lirë dhe demokratik zgjedhor në vend. Aii tha se duhet të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve, si dhe vënia para drejtësisë autorëve që cënuan këtë proces.
Nuk ka mbetur jashtë bisede edhe prania dhe bashkëbunimi i Partisë Demokratike në Parlament si dhe bashkëpunimin me OSBE-në.




/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment