Xhevahir Qardaku |
Fshatari, djali dhe keci i tyre
Tiranë, korrik-2013, Unë udhëtar i përhershëm ndodhem në
këto rrugë pa mbarim, vazhdimisht eci, eci dhe vetëm eci. Mirëpo njeriu kur
ecën i qëllon që të shohë situata nga më të ndryshmet, nga më të çuditshmet.
Mirë po kjo e sotmja ishte shumë e veçantë në këndvështrimin tim, i cili është
këndvështrimi i një poeti të ri, që kur sheh situata të tilla i vlon zemra të
shkruajë sa më shpejt disa rreshta, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të
qetësohesha. Unë gjendesha në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ose siç njihet
ndryshe si rruga që të çon në lagjen “21 Dhjetori”, po ecja ashtu si i
shkujdesur dhe po shikoja sa andej-këndej dhe kur papritur sytë më shkojnë tek
një burrë rreth të 50-ave që po ecte me një kec të kapur prej dore dhe djali i
tij që i ndiqte nga pas. Për pak çaste nuk e mendova gjatë fillova ta vija në
tallje këtë njeri në mendjen time, pfff po si ecën ky njeri në mes të Tiranës
me nje kec në dorë, la nam. E pranoj që gjykova shumë shpejt, pa e pyetur se
pse ndodhej ai njeri me një kec të kapur prej dore. Burri kishte një pamje
tipike për një fshatar shqiptar, çdua të them me pamje tipike, ai ishte i
veshur me një këmishë ngjyrë të bardhë me ca vija ngjyrë blu që kryqëzoheshin
me njëra-tjetrën dhe krijoshin katrorë, por nga vjetërsia e këmishës ngjyra
ishte shndërruar pak a shumë në të verdhë, pantollonat i kishte klasike me
ngjyrë të zezë dhe i kishte pak të ngritura lart tamam si në kohën e
diktaturës, fëtyrën e kishte pak të skuqur nga dielli sepse jeta në fshat e
tillë është pasi punojnë në tokë shumë gjatë ditës. Në fytyrë dukej qartë pamja
e një njeriu fisnik me një zemër të madhe, dukej i vuajtur nga të dy sistemet
si komunist ashtu edhe ai demokrat, flokët i kishte pak të thinjur, jo të
krehur mirë, në fytyrë kishte rrudhat e një burri të mençur. Ndërsa edhe djali
ngjasonte shumë më të atin e tij, ishte i veshur me rroba të blera në këto
tregjet ambulante të cilat janë me rroba shumë të vjetra. Djali ishte i moshës
diku rreth të 16-ave, ecte shumë i habitur, sepse ndoshta nuk para i takon
shpesh të vijë në qytet dhe hapte sytë sa andej-këndej, që të shohë pamjet që
për të duken mbresëlënëse, pasi fshati i tij duhet të jetë i thjeshtë me një
jetë shumë rutinore dhe kjo për këtë të rinjët, duhet të jetë një aventurë që
nuk haset çdo ditë. Ashtu si babai edhe djali e kishte fëtyrën e skuqur nga
dielli, flokët i kishte të pakrehur ose më mirë të themi i kishte rregulluar në
mënyrë që të dukej krehje e kohës por që dukeshin të parregulluar pasi djali
nuk i ka krehur rregullisht. Fytyra ende e njomë kishte filluar të krijonte
disa rudha tek djaloshi, ai kishte një gjatësi rreth një e shtatëdhjet e pesë,
një veçanti e tij ishte se pavarësisht jetës së vështirë në fshat për një të ri
plot ëndërra shpërthyese, ai rrinte i buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Ata të tre
ecnin rrugës, burri që kishte kapur kecin në dy këmbët e para dhe bënte që keci
të ecte si një njeri, ndërsa djaloshi ecte anash paksa i distancuar. Ata kecin
e kishin nxjerr në qytet për ta shitur, dhe vazhdimisht pyesnin rrugës me
dëshpërim “Zotni a do ta marrësh ktë kec, osht i njomë, shikoje sa i mirë dhe i
majm që është”, pasi kalonte një farë kohe ata i thonin përsëri, “Zotni,
shikoje, është shumë i mirë për Zotin”, “he mor burr, merre”, i thoshte burri
me një shprehje në fytyrë që thuajse të bënte për të qarë. Ata vazhdonin të
ecnin dhe gjithashtu nuk përtonin të ndalonin thuajse çdo kalimtar, hynin në
çdo dyqan dhe fillonin avazin që t’ia mbushnin mendjen
dikujt, që ta
blente kecin. Ata donin ta shisnin sa më shpejt pasi kishte filluar të
errësohej dhe duhet që të ktheheshin në shtëpi, tek fshati i tyre. Diku nga nevoja
për para i kishte bërë ata që të dilnin rrugëve të Tiranës dhe të endeshin sa
nga një njera tek tjetra për ta shitur kecin e shkretë, që dukej sikur e kishte
pranuar fatin e tij dhe se e kuptonte hallin që fshatari mbarte mbi supe. Po ta
shihje me vëmendja keci nuk blegërinte, ecte bashkë me fshatarin dhe sytë e tij
ishin herë të trishtuar e herë të lumtur, dukej sikur thoshte “më erdh fundi
kaq e pata unë, po mirë të paktën do gëzoj pronarin tim, le ti heq unë ca
telashe atij, se kush e di mbase të tjerët po presin lekët që unë do i mundësoj
me shitjen time, lekë që me siguri do të përdoren për të marrë ushqim, pasi
gjendja është rënduar së tepërmi”. E ç’të
bëjë tjetër i shkreti kec, veçse ta pranojë fatin që e pret për hir të familjes
që e rriti. Tek po ecja rrugës dhe po reflektoja nga ajo që pashë, paksa i
shastisur dhe po ndihesha në faj sepse gjykimi im ishte i shpejtë dhe mendjemadh,
po sikur të isha unë në vend të atij, ai nuk kishte dal për qef në qytet por
për hall, ndoshta nuk ka pasur me çfarë ta ushqejë familjen dhe kur babai sheh
këtë gjëndje në shtëpi, bën çdo gjë që ka mundësi duke sakrifikuar edhe veten e
tij për familjen, kush e di mund edhe të kishte ditë pa ngrënë kush e di....
0 comments:
Post a Comment