4:48 PM
1



E nesërmja


Danjela Bregu
I trembem së nesërmes si gruaja lindjes.I trembem se mos ndoshta do të bjerë shi i përhershëm.Kam frikë se mos ndoshta nesër do të zgjohem ndryshe.Mos ndoshta zgjohem e rrethuar nga mijëra kurora funerali e njerëz te veshur me të zeza.Zgjohem e qaj mbi kufomen time te stolisur.Jo se kam frikë nga vdekja,por kam frikë ndryshimin.Mos vallë zgjohem e verbër a ndoshta memece?Mund edhe e nesërmja të më gjejë me mijëra thinja argjendi,të rrudhur,të kërrusur,të ulur buzë trotuarit,duke mallkuar të nesërmen,duke qarë me ngushëllim e duke pritur gjumin të më marrë.Më ngjan vetja me një shpirt të sfilitur që përpiqet mes gjakut të fshehë njollat e kuqe.

Koha më kapi prej dore e donte botën të më tregonte,por unë aq shumë e urreva botën sa ndjeva dhimbje nga prekja e saj.Vështrova me sytë e egër këtë botë nga larg.Shoh se si ziejnë njerëzit brenda kësaj flluske gjigande.Disa qajnë,vajtojnë,të tjerë qeshin,e shumë skllevër të kohës janë bërë.Po kot nuk thonë "botë e ndyrë" se e "poshtër" është pak për ta quajtur.As vetë se di pse ndjeva keqardhje për këtë botë të zhvirgjëruar e nisa ta vaksinoj nga sëmundjet e shekullit,por sa keq që me një vaksinë s'do mund t;i heq as epideminë më të thjeshtë "gripin".

Eh,çmenduri!

Por...Nëse bota çmendet,mua ç'më duhet?!Le të tërbohet.Le të rrokulliset nëpër dekada me sëmundje, imoralitet,lot,ankth...Le të pështyje gjak po të dojë.Ne të mundohemi ta tërheqim zvarrë edhe më shumë t'ia shtojmë dhimbjen,2-fish.Mbase atëherë do të na falenderojë e do të na bindet si një shërbëtor fisnik.Kështu që e nesërmja vjen a s'vjen.Ndaj më mirë të mos e pres sepse s'vlen për ta menduar.E sotmja shpirtin po ma bren se pak e kam jetuar.



                                                                                                                Danjela Bregu

1 comments:

  1. Super Shkrim i Danjela Bregut.. Bravo Bravo Danjela! Faleminderit që je bërë pjesë e Komunikim Ndryshe me punën tënde!

    ReplyDelete