4:00 AM
0



Shumë persona mendojnë se të pasurit e një fiziku të mirë e të shëndetshëm, ndihmon edhe në memorie. Në fakt kju nuk është e vërtetë plotësisht. Tejkalimii ushqimit edhe nëse nuk shëndosheni, me mbi 2100 kalori brenda një dite, shkakton një dëm të pa imagjinueshëm dhe të pakontrollueshëm të memories, veçanërisht tek personet që kanë kaluar të 60-tat.
Ky është rezultati i një studimi të realizuar nga, Yonas Geda i Mayo Clinic në Scottsdale.

Në praktikë është vërejtur nga studiuesit, se personat që hanë shumë rrezikojnë të kenë probleme serioze me memorien duke shfaqur edhe gjurmë të sklerozës.
Ky përfundim u arrit pasi u mbajtën në vëshgim plot 1233 persona mbbi 70 vjeç, të cilëve iu monitorua edhe dieta e tyre ushqimore. Nga kjo u vu re se ata që merrnin më pak kalori në ditë, kishin kujtesë më të fortë.
Yonas Geda shprehet se, “ Zvogëlimi i kalorive dhe ndjekja e një diete të shëndetshme, mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për të parandaluar humbjen e kujtesës me kalimin e viteve”.



/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment