Evolucion apo Krijim?!
Një çështje e shumë përfolur, që pret argumente dhe të hidhet dritë mbi të. Nuk mjafton që ne të besojmë në një gjë apo një tjetër, por ajo që duhet bërë gjithmonë është që, çka besojmë, ta mbështesim në argumente dhe fakte të pakontesueshme.
Ekzistojnë dy pikëpamje apo qëndrime, absolutisht krejt të kundërta. Nga njëra anë, qëndrojnë ata që mbështesin faktin se ne jemi këtu si shkak i një evolucioni. Këta njihen nga masa si Darvinistë. Në anën përballë, qëndron grupi i atyre besimtarëve fanatikë dhe ekstremistë, që duke mbështetur idenë e krijimit, mundohen me çdo kusht të hedhin poshtë plotësisht evolucionin.
Grupi i parë, apo të ashtuquajturit Darvinistë, mbështesin me fanatizëm hipotezën e ngritur nga Çarls Darvin. Mbështesin atë, që Darvini e quan një zgjedhje të rastësishme dhe mbijetesë e më të fortit. Duke pranuar këtë, mohojnë kategorikisht ekzistencën e një dore të mbinatyrshme, që mban në ekuilibër të gjithë Universin. Qëndrim ky, i cili bie ndesh edhe me qëndrimin e një prej shkencëtarëve më të njohur Albert Ajnshtajn. Albert Ajnshtajn thotë:
“ Është e pamundur të shpjegohet ndryshe lëvizja e planeteve në orbita të caktuara, dhe me një përsosmëri absolute, veçse me ekzistencën e një dore të mbinatyrshme, që kujdeset për mbarëvajtjen e Universit.”
Përveç të tjerave, Çarls Darvin thotë se njeriu e ka prejardhjen nga një lloj majmuni, i cili në sajë të evolucionit ka arritur të përshtatet dhe transformohet dhe të vijë deri në këtë formë të përsosur që jemi ne. Lind pyetja përse ekzistojnë akoma majmunët e tillë? Si do të reagonte Darvini apo Darvinistët nëse do të quheshin gjysh-stërgjyshërit e tyre ose ata vetë majmunë? Nga ana tjetër, qëndron grupi i atyre besimtarëve, të cilët mendojnë se jemi thjeshtë krijim i të Gjithfuqishmit, duke mohuar tërësisht evolucionin. Ata, referencat e tyre që janë librat e shenjtë, i kanë absolutisht të sakta, por fatkeqësisht gabojnë në interpreitm. Kurani thotë mbi krijimin e Universit:
A nuk e dine mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj ne e ndamë dhe e bëmë nga uji gjithçka.
[ Surja El-Enbija 21:31]
Duke marrë për bazë këtë, në mënyrë të verbër thonë se ne jemi thjesht krijim. Ndërkohë që nuk flasin rreth kësaj që Kurani thotë:
Ai ka krijuar shtatë (7) qiej në disa faza…
[El-Mulk 67:2-4]
…Ai ju ka krijuar në etapa…
[Nuh 71:15]
Se ju me siguri do të kaloni nga një shkallë në shkallën tjetër.
[El-Inshikak 84:20]
Duke parë dhe studiuar me vëmendje këto ajete ( vargje ) Kuranore, një mendje e shëndoshë dhe e pa anuar, domosdoshmërisht do të mbante tjetër qëndrim, kjo për faktin se Zoti flet shumë qartë rreth kësaj teme.
Në mbështetje të mendimit tim dhe jo vetëm, unë do të citoj këto shkencëtarë:
Frenk Allen professor I biofizikës në universitetin “Mitab”, Kanada thotë: “ përshtatjet në Tokë për zhvillimin e jetës janë aq të shumta saqë nuk mundet të jetë rastësi”.
Edvin Konklin (Edwin Conklin) biolog në universitetin “Princeton” (Prinston) thotë:
“ Mundësia që jeta u formua rastësisht, është e ngjashme sikur të pranojmë daljen e një fjalori të lidhur, gati, si rezultat i një shpërthimi një një shtypshkronjë”.
Poashtu, Fred Hojle( Hoyle), astronom I njohur britanik thotë: “Mendimi që çdo gjë është krijuar nga natyra, është njësoj sikur të mendosh se një “Boing 747” u montua si rezultat i një Tornadoje në një varrezë makinash”. Pra, nga të gjitha lihet të kuptohet se jeta nuk është diçka e rastësishme, që ka evoluar pa patur nevojën e asgjëje, apo askush të kujdesjej dhe kontrollonte mbarëvajtjen e sistemit të gjithësisë. Për ta përfunduar çasjen time, unë mendoj se nuk është e drejtë asnjëra logjikë e dy grupeve të prezantuara që në fillim të këtij shkrimi. Nuk mund të ndodhë që të jemi këtu falë një rastësie dhe as falë krijimit nga i Gjithëfuqishmi. Ne jemi një krijim por që gjithmonë në çdo kohë është në evoluim. Shembulli i evoluimit është I ngjashëm me këtë shembull: Zoti së pari, ashtu si dhe prindërit që mendojnë dhe arsyetojnë se a janë të gatshëm dhe në gjendje të rrisin ashtu siç nevojitet, me të gjitha kushtet një fëmijë, krijoi së pari ambjentin dhe gjithçka i duhet njeriut. Kur çdo gjë ishte gati, atëherë krijoi njeriun, por nuk e mbylli me kaq evolucionin. Përkundrazi u nis një shkollë tjetër evolucioni. Njeriu nga qëndrimi i vetmuar, lëvizi nëpër shpella, tek grupet e gjuetisë, ndërtimi I vendstrehimeve të reja dhe të sigurta etj, për të ardhur këtu ku ne jemi sot. Pavarësisht zhvillimit të arritur duhet thënë se njeriu është gjithmonë në evolucion, na atë të mentalitetit, inteligjencës etj. Përmirësimet e kushteve të jetesës është një evolucion i mirëfilltë.
Punoi:
Bekim Bici
0 comments:
Post a Comment