Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shtruar dje një iftar
me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Të ftuar të zotit Basha
ishin përfaqësues Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H.
Selim Muça, drejtues të lartë të institucionit, përfaqësues të
komuniteteve fetare tradicionale, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
përfaqësues të trupit diplomatik e personalitete nga fusha të ndryshme,
si dhe besimtarë nga të gjitha xhamitë e kryeqytetit.
Z.
Basha në fjalën e tij përshëndetëse, pasi uroi besimtarët për këtë
sakrificë në emër të Zotit, kërkoi që ky muaj të shërbejë për rritjen
dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve. “Është
kënaqësi që sot për herë të tretë ndodhem këtu mes jush, në këtë iftar
të shtruar nga Bashkia e Tiranës. Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e
këtij muaji të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për gjithë agjëruesit, familjet tuaja dhe vendin tonë”, tha z. Basha.
Ndër të tjera Z.Basha nuk la pa përmendur edhe ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Ai tha
se ky është një lajm i shumëpritur për besimtarët myslimanë. “Ky muaj i
sakrificës është po kështu një muaj reflektimi. Ndaj më vjen shumë mirë
që jemi mbledhur sot në këtë iftar, ndryshe nga iftari i vitit të
kaluar, ndërsa kemi hedhur hapa shumë të rëndësishëm drejt kthimit në
realitet të projektit më të madh të komunitetit dhe besimtarëve
myslimanë, ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Ky është një lajm i
shumëpritur për besimtarët e qytetit tonë, për besimtarët myslimanë”,
tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
Në fund ai bëri një urim në emër të Bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës, për të gjithë besimtarët muslimanë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, kurajë, paqe dhe harmoni në çdo
familje shqiptare th andër të tjera Z.Basha.
0 comments:
Post a Comment