2:58 AM
0


Shpërthen në flakë një makinë pranë Kryeministrisë

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, pranë godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Makina “Wolsvagen golf 3”, me targa të dyshohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti teknik të makinës.
Bëhet e ditur, se drejtuesi i golfit ka mundur të dalë në kohë nga makina duke mos pësuar kështu asnjë dëmtim.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëherëshme duke bërë kështu izolimin e flakëve. Menjëherë pas kësaj janë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur edhe shuarjen e plotë të flakëve. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtyre flakëve, por nga hetimet paraprake, thuhet të ketë qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar më pas edhe flakët në makinë. Kjo ngjarje mori vëmendjen e shumë mediave dhe kalimtarëve të rastit pasi ndodhi pranë godinës së kryeministrisë.

/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment