3:17 AM
0


Maqedoni, publikohet marrëveshja me rusët për gazsjellësin “Rrjedhja e Jugut”

Ministria e financave të Maqedonisë ka publikuar marrëveshjen me Federatën ruse për pjesëmarrjen e Maqedonisë në projektin e gazsjellësit, “rrjedha Jugore”.
Kjo marrëveshje siguron sasi të sigurta gazi për Maqedoninë, që do të thotë se do të ndërtohet një degë e cila do të çojë gazin drejt vendit, dhe është e vetmja zgjidhje. Kjo degë do të vijë nga Bullgaria dhe Serbia.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në datën 23 korrik në Moskë, ku u theksua nga të dy palët se është ky është bazë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.
Pas shumë negociatave edhe pse Maqedonia nuk ishte pjesë e këtij projekti, ajo arriti të bëhej më në fund pjesë e saj.
Kjo marrë veshje duhet thënë është shumë e rëndësishme për Maqedoninë përsa i përket gazifikimit të saj.  Ky projekt filloi në vitin e kaluar dhe pritet që në vitin 2018 të ketë përfunduar i gjithë projekti.




/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment