Berluskoni,
në burg apo jo?
Në Gjykatën e Lartë italiane, sot pritet të merret
vendimi për çështjen “Mediaset”, me të akuzuar ish-kryeministrin italian,
Silvio Berluskoni. Në Gjykatën e Apelit, ai është dënuar me 4 vjet burg për
mashtrim tatimor dhe 5 vjet përjashtim nga detyrat zyrtare.
Kolegji i gjykatësve duhet të vendosë sot pasdite. Çështja kaloi dje në seancën e dytë në Gjykatën e Lartë, ku fjalën e kishte marrë mbrojtja, e cila u përball me zëvendësprokurorin Antonelo Mura. Përfaqësuesi i akuzës, pasi e ka quajtur Berluskonin “ideator të mekanizmit të mashtrimeve fiskale”, ka kërkuar konfirmimin e dënimit të gjykimit të mëparshëm.
Ndërkohë që, Nikolo Gedini, njëri nga avokatëtë e Berluskonit tha se “në lëndën e gjykimit mungon një element që ka të bëjë me pjesëmarrjen e Berluskonit në këtë krim”. Sipas tij, çështja e të drejtave televizive të “Mediaset” është një proces në të cilin “nuk ka pasur mundësi për mbrojtje” dhe që tani është bërë “makthi i netëve të mia”.

/Bekim Bici/
0 comments:
Post a Comment