E Arritëm edhe një herë këtë ditë...
Ashtu si flladi që na çel sytë,
Është edhe Ramazani.
Na çel dritaret e shpirtit
dhe na hap rrugët e xhenetit,
Ky mik që vjen kaq rrallë...
Ashtu si flladi që na çel sytë,
Është edhe Ramazani.
Na çel dritaret e shpirtit
dhe na hap rrugët e xhenetit,
Ky mik që vjen kaq rrallë...
Muaji gjatë të cilit zbriti
ai që është dituri mbi dituri,
Ai që Shkencën të vëlojë e bën.
Kurani...
shpirti i gjithësisë.
ai që është dituri mbi dituri,
Ai që Shkencën të vëlojë e bën.
Kurani...
shpirti i gjithësisë.
Edhe një herë e arritëm
pranverën në jetën tonë.
Pranverë por jo me një lule nuk vjen
Ndonëse e kemi këtë farë duhet ta shumojmë
Pasi atëherë do të jetë bereqet i pafundëm.
Pranverë por jo me një lule nuk vjen
Ndonëse e kemi këtë farë duhet ta shumojmë
Pasi atëherë do të jetë bereqet i pafundëm.
Kjo pranverë kërkon sakrificë
prej nesh
Sakrificë që të kalitur na bën,
Të kalitur për të përballuar stinët e tjera
dhe në fund për të na dhënë atë që të gjithë kërkojmë
Dashurinë...
Kënaqësinë e Zotit ndaj nesh.
Sakrificë që të kalitur na bën,
Të kalitur për të përballuar stinët e tjera
dhe në fund për të na dhënë atë që të gjithë kërkojmë
Dashurinë...
Kënaqësinë e Zotit ndaj nesh.
Çdo gjë që bëjmë në këtë jetë, është për veten tonë,
Por Ky muaj është për Allahun.
Kalimtare është kjo jetë...
dhe ne kalimtarët e rradhës
me peripecitë tona.
Një muaj në 12, është pranverë e vërtetë.
Është kalitja jonë për t’u bërë ballë
armiqve tanë.
Kalitje...
Kalitje për t’i bërë ballë armikut më të fuqishëm.
Më i fuqishmi ndër armiqt është...
Vetja jonë...
Egoja,
Epshet,
Mendjemadhësia.
Gënjeshtra,
janë guerrilët që ne duhet të mposhtim.
Janë guerrilët që shoqërojnë
Gjeneralin e vetë shpallur,
Veten tonë...
Kalitje për t’i bërë ballë armikut më të fuqishëm.
Më i fuqishmi ndër armiqt është...
Vetja jonë...
Egoja,
Epshet,
Mendjemadhësia.
Gënjeshtra,
janë guerrilët që ne duhet të mposhtim.
Janë guerrilët që shoqërojnë
Gjeneralin e vetë shpallur,
Veten tonë...
Gjeneral,
por në vend që të thurë strategji për shpëtim,
në humbje të çon,
ndonëse pa e kuptuar me kundërshtarin më të keq bashkëpunon dhe përfundimi është i qartë...
por në vend që të thurë strategji për shpëtim,
në humbje të çon,
ndonëse pa e kuptuar me kundërshtarin më të keq bashkëpunon dhe përfundimi është i qartë...
Nëse në këtë muaj O Zot i
gjithësisë, nuk gjejmë Shpëtimin, ai prej nesh do të largohet shumë.
O i Madhi Allah: “ Unë kam bërë
gabim pas gabimi, e ti më dhe të mirë pas të mire, unë kam bërë gjunah pas
gjunahu dhe ti më bekove me sevape. Unë o Allah jam një robi yt, i pashpresë
nëse nuk ekziston Ti, jam i humbur, nëse Ti nuk më shpëton. Unë jam i padenjë
për faljen tënde, por unë e di, ti je i Gjithëmëshirshëm, Mëkatfalës, për këtë
shpresoj, për faljen dhe mëshirën Tënde. Unë më diamantin e gjithë universit,
arin e argjendin dhe çdo gjë tjetër sikur të kem, nuk mund të shpaguaj jetën që
ti më dhe. Edhe këto që përmenda përsëri Ti na i ke dhënë. O Allah Ti e di
gjendjen time, Ti e di të dukeshmen e të padukshmen, Ti e di atë që unë e shfaq
dhe atë që nuk e shfaq, Ti e di brendësinë e zemrës sime, të lutem O Allah këtë
muaj, Të begatë bëje për ne.! O Allah jam i pafuqishëm, më fuqizo aq sa është e
nevojshme! O Zot jam Mëkatarë, deri në grykë jam i mbushur me këto gjunahe, Më
fal o Mëkatfalës, Krijues i Universit!
Unë jam hiç para forcës, dhe Mëshirës tënde. Më mëshiro mua, më fal mua dhe bëje për mua këtë muaj të jetë shpëtim!
Unë jam hiç para forcës, dhe Mëshirës tënde. Më mëshiro mua, më fal mua dhe bëje për mua këtë muaj të jetë shpëtim!
0 comments:
Post a Comment