5:38 AM
0
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku në dalje të Tepelenës, një makinë ka dalë nga rruga për të përfunduar në graminë.

Automjeti Reno i drejtuar nga 29-vjeçari nga Tepelena, Stiljan Lila ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy pasagjerët që udhëtonin me të janë jashtë rrezikut për jetëen. Njëri prej tyre ka pësuar vetëm disa gërvishtje.

Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë nuk dihet se cili do të jetë fati i drejtuesit të mjetit, i cili është në gjendje kritike.



/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment