4:31 AM
0
Karlo Ançeloti, trajneri madrilen është shprehur i kënaqur me fitoren e mundimshme 2-1 ndaj
Real Betisit në javën e parë të kampionatit të ri të La Liga.

Isco ishte heroi i Los Blancos duke shënuar një gol të vonuar, i cili është goli i pare i debutimit të tij në Bernabeu, që ishte edhe goli i fitores për vendasit.

Ançeloti u shpreh: “Ne bëmë gjithçka që mundëm. U thash lojtarëve se ndeshja e parë nuk është e lehtë. Ne luajtëm shumë mirë në para-sezon dhe jemi të ngazëllyer”.
Ndonëse i kënaqur me fitoren ai tha: “Ne nuk luajtëm mirë sot, por kjo është normale. Më e rëndësishme është të fitojmë ndeshje dhe mendoj se ne e merituam pasi krijuam shumë mundësi shënimi”.
“Për të qenë të sinqertë, Betis luajti mirë. Ata janë një skuadër e mirë”, ka thënë Ancelotti pas fitores së mundimshme në mbrëmjen e djeshme.



/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment