3:04 AM
0



Trajneri i Lazios, pas humbjes së thellë në ndeshjen për superkupën e Italisë 4-0 ndaj Juventusit, i ka kërkuar
falje tifozërisë së Lazios.
“Ishte një kolaps psikologjik dhe me këtë errësirë ne pranuam dy gola të tjerë të shpejtë. Juve nuk krijoi shumë deri në golin e dytë. Ne pranuam një gol të shmangshëm nga një goditje e lirë e dyshimtë dhe Juve ishte i mençur. Ata meritojnë lëvdata për këtë”, tha Petkoviç në fjalën e tij.
Ai vazhdoi më tej duke thënë: “Ne sigurisht do të duhet të kthehemi sërish në fushë. Ne u përpoqëm ta bëjmë këtë pasi fituam finalen e Kupës së Italisë dhe duhet ta bëjmë këtë sërish . Ne mbase kishim pak vetëbesim kundër një skuadre të shkëlqyeshme si Juventusi, kur nuk ishim 100 për qind në formë”.
Ndër të tjera ai tha: “Ne duhet të shikojmë mbi veten dhe të gjejmë gabimet, duke filluar nga unë, pasi për ne udhëtimi i ri fillon sot. Edhe pas një disfate si kjo, ne duhet të tregojmë karakterin tonë dhe të kthehemi në rrugën e duhur”.
“Gjithmonë është vështirë të pësosh me më shumë se dy gola, por ne vërtet jemi të gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit kundër Udineses. Ne u kërkojmë falje tifozëve dhe qytetit. Ne duhet ta kthejmë gjethen në anën tjetër dhe të ecim përpara”, ka thënë Petkovic.


/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment