Durrës, festival mbi muzikën mesjetare
Muzikantë dhe studiues shqiptarë organizuan këto ditë në Durrës një festival mbi historinë e muzikës mesjetare shqiptare.
Për afro një javë instrumentistë dhe këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Spanja dhe Italia luajtën për herë të parë pjesë të kompozitorevë të njohur shqiptarë Jan Kukuzeli, dhe Gjergj Lapacaja. Ky festival u zhvillua çdo natë në vende të ndryshme si në amfiteatro, kisha, shkolla ashtu edhe në sheshe të Durrësit të lashtë.
Ndërkohë sot, një grup muzikantësh shqiptarë, të shoqëruar nga kolegë nga Spanja, Franca dhe Hollanda, sapo kanë përfunduar në Durrës festivalin, “Netët e muzikës klasike ”, i cili iu kushtua historisë së muzikës shqiptare.
Në qendrë të këtyre spektakleve muzikore kanë qenë krijimtaritë e dy autorëve të famshëm shqiptarë me oriigjinë nga Durrësi, Jan Kukuzeli dhe Gjergj Danush Lapaçaja.
Ky edicion i gjashtë i kësaj natyre u zhvillua rreth temës: “Durrësi: 700 vjet muzikë; nga Kukuzeli në ditët e sotme ”. Pjesëmarrëse në këto koncerte ka qenë edhe Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu ”, shtatë artistë durrsakë që punojnë në Shqipëri dhe në Europë dhe kori i Filarmonisë së Kosovës, me solistët Adelina Paloja, Riad Ymeri, Misbah Kaçamaku që interpretuan veprat e Kukuzelit.
Ajo që suprizoi me muzikën mejetare shqiptare ishin pjesët që vinin për here të pare në Shqipëri si, “Antifonari” i Gjergj Lapacajës i vitit 1532
Për t’u vlerësuar ishte profesionizmi i stafit organizator të këtij festivali, që me përkushtimin e tyre dhe profesionalizmin e pashoq, zhvendosnin në vende të ndryshme skenën e festivalit.
Ndër të tjera gjatë koncerteve u publikuan edhe studime mbi Jan Kukuzelin dhe Durrësin në mesjetën e hershme, si edhe punën 35 vjecare në muzikë dhe matematikë të Gjergj Danush Lapacajas.
Lapacaja ka qenë një ndër personalitetet shkencore më të njohura në perëndimin mesjetar, ku u ribotua për më shumë se 250 vjet një nga traktatet e matematikës shkruar prej tij në vitin 1542. “Netët e muzikës klasike” zhvillohen prej 10 vjetësh në Durrës, dhe kjo falë angazhimit të pandërprerë të artistëve shqiptarë, të cilët kthehen nga Europa për të dhënë koncerte në vendin e tyre.
/Bekim Bici/
0 comments:
Post a Comment