Serbët kërcënojnë: Do të bllokojmë të gjitha rrugët e
veriut të Kosovës
Një grup qytetarësh
serb kanë bllokuar rrugën që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të
Leposaviçit në Rudarë. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk lejohen të mbrohen në
liri Slobodan Repiç dhe Zarko
Veselinoviç, do të bllokojnë të gjitha rrugët në veri të Kosovës, në të katër
komunat me shumicë serbe.
Bëhet me dije se
rruga në Rudarë është ende e bllokuar, ndërkohë në pjesët e tjera nuk paraqitet
trafik.
Ljubomir Pantoviç,
një nga avokatët e të arrestuarve, ka thënë se sot do të vendoset nëse të
arrestuarit do të lirohen apo jo nga paraburgimi.
Repiç dhe Veselinoviç
janë arrestuar dy ditë më parë nga forcat e EULEX-it dhe policisë së Kosovës.
Repiç dyshohet të ketë lidhje me plagosjen e Dusan Milosavljeviçit në dhjetor
të vitit 2012, zëvendës-drejtorit të Zyrës Administrative të Qeverisë së
Kosovës në Mitrovicë. Ndërsa Veselinoviç është arrestuar për armëmbajtje pa
leje.
/Bekim Bici/
0 comments:
Post a Comment