10:42 AM
0


Vlorë, vëllai plagos vëllain me thikë

Një ngjarje e rëndë por fatmirësisht pa viktima është shënuar në Vlorë, në lagjen “1 maji”.
Burimet zyrtare të policisë së qarkut Vlorë, bënë me dije se është bërë i mundur arrestimi i Ervis Zaçe, 26 vjeç, i cili kishte qëlluar me armë të ftohtë, thikë vëllain e tij F.zaçe, 16 vjeç.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë akuzuar 26 vjeçarin E. Zaçe, se krahas vëllait të tij, kërcënonte edhe disa persona të tjerë. 
Fatmirësisht, ndërhyrja e uniformave blu shmangu përkeqësimin e situatës duke shpëtuar 16 vjeçarin dhe arrestimin e vëllait të tij. Ky i fundit kundërshtoi policinë dhe shkoi deri aty sa të përleshej me ta.
Ndërkohë që vëllai i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë, pas plagës së marrë në kraharor, policia po vijon punën për zbarjdhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment