10:22 AM
0
Kryeministri në largim, Sali Berisha në një shfaqje të tij në rrjetin social fejsbuk (facebook) e ka quajtur qeverinë e re si qeveria e babëzisë dhe lukunisë njëherësh.
Ai ka akuzuar ministrat e kabinetit të ri qeveritar për afera për vjedhje, si dhe fshehje pasurie. Ai ka thënë se qeveria e piktorit, është qeveri trafikantësh.

Ky është shkrimi i tij i plotë në rrjetin social fesjbuk (facebook).

"Te dashur miq, per here te pare ne histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptareve standartin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti ne qeveri personale te Edi Rames.

Qeveria e re per oreksin e ministrave te saj, dosjet qe kane ne prokurori per aferat per vjedhje dhe fshehje pasurie, mund te quhet jo qeveria e babezize por qeveria e lukunise. Qeveria e Piktorit eshte qeveria e garancise se trafikanteve ne grupin e PS. Ne krye te Ministrise se Brendshme nje njeri me te atin te arrestuar ne flagrance per trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.
Qeveria e aleances se 1 prillit eshte qeveria e neobllokmeneve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar eshte identik me qeverine Çarçani 2.

Perpara drejt te shkuares me Piktorin deshtak! sb"

/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment