9:54 AM
0
Bekim Bici

Ndikimi i Skenave të Dhunës dhe Pornografisë  në jetën e të rinjve!

Në këtë shekull ka ndodhur ai që mund të quhet me fjalë të tjera si shpërthimi i masmedias por në të njëjtën kohë edhe shpërthimi i dhunës dhe imoralitetit. Pikërisht kjo është ajo çfarë unë do të përpiqem të analizojë dhe faktorët që ndikojnë në këtë shfaqje.
Ç’është dhuna dhe cilat janë llojet e saj? Është mirë të kuptohet se ç’përbën atë që ne quajmë dhunë, për këtë le të shikojmë përkufizimet rreth saj.
Sipas www.avokati.org                      
 Dhunë konsiderohet çdo sjellje apo qëndrim që dëmton mirqenjen fizike, emocionale dhe seksuale të një apo disa personave dhe që ndikon në ndërprjen e zhvillimit normal të individit.
Si e tillë dhuna klasifikohet në: dhunë fizike, emocionale, seksuale dhe ekonomike.
 Dhuna fizik përfshin sjellje të tilla si rrahja, godtja, përplasjet, thyerjet e eshtrave, shkuljet e flokeve, djegiet, etj që mund të realizohen me dorë, shkelma apo mjete të tjera të forta. Sjelljet që përbëjnë dhunë fizike mund të shkaktojnë plage të lehta si hematoma deri në plagë të rënda që mund të marrin edhe jetën e viktimës.
Dhuna emocionale përfshin sjellje e qëndrime që konsistojnë në fyerje, përbuzje, etiketimin, përçmimin, nënvlersimin, kërcënimin deri në jetën e viktimës.
Dhunë seksuale konsiderohen sjellje të tilla që kanë të bëjnë me ngacmime seksuale deri tek detyrimin për të realizuar marrëdhënie seksuale edhe me forcë. Dhunë seksuale konsiderohen edhe sjellje të tjera si detyrime për të pozuar nudo, pornografia e detyruar, pedofilia apo inçesti.
Dhuna ekonomike përfshin sjelljet që mohojnë të drejtën e individit për të patur dhe gëzuar një pavarsi ekonomike, pavarsi që mund të krijohet nëpërmjet punës së drejtëpërdrejtë në tregun e punës apo aktivitete dhe kontribute të tërthorta.
Izolimi i gruas, detyrimi për të mos u punësuar apo për të ndërprerë marrdhëniet e punës dhe shfrytëzimi i kësaj situate për të rritur kontrollin dhe pushtetin mbi gruan janë shprehje të kësaj forme dhune.[1]
Ç’ndodh ditët e sotme? Të gjitha këto forma të dhunës janë të shfaqura në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë pothuajse në të gjitha programet televizive. Në momentin e pare që hap televizorin nuk do të shikosh gjë tjetër pos serialeve që nuk përmbajnë gjë tjetër pos njërën apo disa nga këto format e dhunës. Është dhuna ekonomike, emocionale e EZEL që të del përpara e ndjekur me dhunë seksuale. Ndërron kanalin e televizorit, por sërish edhe edicionet e lajmeve apo programet muzikore në brendinë e tyre përmbajnë dhunë. Gazetaria sot është katandisur si mos më keq dhe tenton që çdo lajm ta ketë nga kronika e zezë dhe duke lënë mënjanë etikën dhe moralin e gazetarit, hyn në ato detaje që asesi nuk janë të lejuara. Sot fatkeqësisht lajmi i keq përbën lajmin e mire për gazetarin, dhe këtë e justifikojnë me faktin se audience këtë kërkon. Po si të mos kërkojë këtë audienca kur nuk është mësuar të ketë diçka ndryshe? A mos vallë gazetari i shpalosi ndonjë lajmë nga kultura, ekonomia apo ku di unë, që audienca të mos e ketë pëlqyer? Revolucioni duhet të filloj tek Gazetari në këtë rast jo tek audience, kjo e fundit është e tillë të marrë atë që ti i jep.
Po si mund të ndikojnë programet televizive apo online në sjelljen e fëmijëve apo të miturve? Njerëzit si qenie humane kanë aftësinë e të imituarit të çdo lloj veprimi. Fëmija pak kohë pas lindjes ka për detyrë të imitojë atë çka nëna apo dikush tjetër bën, kjo në mënyrën e tij por sërish ngelet në kuadrin e imitimit. Kjo sjellje imituese është baza e sjelljeve të tjera, pasi që në këto moment njeriu fillon të krijojë atë që e quajmë personalitet të tijin. I gjendur para skenave të dhunës, fëmija është i predispozuar që këto të mësojë dhe përvetësojë, ky dëmi më i madh që i bën vetes. Por ç’të bëjë ky fëmijë kur nuk i jepet gjë tjetër pos këtyre skenave si shembull? Ndonëse të gjitha çfarë ndodhin apo mësohen nuk janë të qëllimshme apo të ndërgjegjëshme, sërish këto mbeten jeta e tërë e një njeriu gjë që zor të ndryshohet.
Sipas Lediona Brahos: [2]
Dhuna në media shkakton një nxitje fiziologjike për pjesën dërrmuese të të rinjve. Ka evidenca që kjo ngritje fiziologjike mund të rrisë agresivitetin në dy mënyra të ndryshme. Së pari, nxitja mund të forcojë çfarëdolloj tendence veprimi të personit në atë moment. Kështu, nëse dikush provokohet në momentin që ndodh nxitja fiziologjike, ai mund të bëhet më agresiv. Së dyti, nëse një person i nxitur fiziologjikisht, ia keqatribuon nxitjen një provokimi nga dikush tjetër, mundësia për të vepruar me agresivitet në përgjigje ndaj atij ngacmimi rritet. Kështu, njerëzit priren të reagojnë më dhunshëm ndaj provokimeve menjëherë pasi kanë parë filma nxitës, krahasuar me momente të tjera. Ky transferim i nxitjes mund të ndodhë me çdo lloj aktiviteti gjallërues.”
Nga pyetjet bërë në një anketë që kam zhvilluar në mënyrë individuale, ku personat i janë përgjigjur pyetjes “se sa i dëmshëm është televizioni tek fëmijët?” 80% janë përgjigjur se është shumë i dëmshëm ndërsa 20% thonë që nuk i lejojmë të shikojnë kur nuk janë të shoqëruar. Po sa janë programe për fëmijë në televizionet tona? Shumë të pakta… [3]
 

Por televizioni dhe Interneeti nuk kanë vetëm këtë të keqe... Pornografia është një sëmundje e re në shoqërinë tonë, sidomos tek të rinjtë. Pornografia është paraqitja direkte e seksualitetit. Aktet seksuale, fotografitë nudo etj, janë elementët e saj. Kjo sëmundje po përhapet me anët të këtyre mjeteve si: Revista, Gazeta, Televizioni dhe më shumë ndikues Interneti. Fëmijët siç e thamë se janë të prirur të imitojnë të gjitha ato skena apo ngjarje qç ata shikojnë, në këtë mënyrë ata janë të prirur edhe drejt pornografisë aktive. Pornografia aktive sipas meje është vënia në veprim a asaj çfarë shikohet ndonëse jo në të njëjtën formë. Shumë organizata që merren me statistika i rënditin kështu për nga shikueshmëria dhe interesimi Websitet.[4]
1.      Facebook
2.      Google ( me përfaqësimet e saj në vende të ndryshme)
3.      Youtube
4.      Windows live messenger
5.      Yahoo
6.      Imdb (site për filma)
7.      Sitet pornografike
Ndër 500 websitet më të klikuara në vend të 49 sipas alexa.com qëndron 1 ndër sitet pornografike. Ky është alarmi i kuq që është ngritur tashmë, por si duket askush nuk po verpon. Jeta, morali dhe dinjiteti i njeriut tashmë po nëpërkëmbet si mos më keq, për këtë duhet ndërhyrë. Jo vetëm feja duhet të tregojë apo të flasë rreth kësaj, por edhe shkolla më vete, sepse shoqëria po degradon në atë shkallë ngaku do të jetë shumë e vështirë apo gati gati e pamundur për tu kthyer.
A ekzistojnë mënyra për të parandaluar që kjo të ndodhë tek të miturit?
Po ka mënyra kontrolli apo filtra në internet por kalimi i këtyre filtrave është shumë i lehtë. Kalimi është aq i lehtë saqë këta filtra mund të thuhet se nuk vihen aspak re. Mjafton që një person ndonëse nën moshën e duhur për të patur akses në këtë site të hapë një llogari me të dhëna të rreme mbi lindjen e tij dhe çdo gjë është e mundur. Kjo do të thotë se këta “filtra” janë ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo kush mund t’i kalojë, qoftë ky një fëmijë 10 vjeç, pasi sot një 10-vjeçar është i aftë të përdorë internetin ashtu si një më i rritur.
Në përmbyllje të këtij studimi arrijmë në këto përfundime:
1. E vetmja zgjidhje më e dobishme për të paksuar apo eleminuar dhunën si pasojë e televizionit është, ndërrimi i mentalitetit të gazetarit. Ai nuk duhet të paraqitë çdo gjë në lidhje me kronikën e zezë sepse njeriut ç’ti japësh do të marrë. Kontrolli i televizionit nga prindërit dhe oraret e caktuara për ndjekjen e tij sërish është një mundësi për të pakësuar këtë fenomen.
2. Pornografia është diçka e lehtë gjendëshme pasi “filtrat” nuk janë aspak efektivë, përvetë faktin se interesi i tyre është shikueshmëria masive. Ajo çka të rriturit duhet të bëjnë është instalimi i programeve Parental Control në kompjuterat me të cilët fëmija punon, në mënyrë që t’i lejojnë ato çka janë të nevojshme dh eta ndalojnë nga imoraliteti, dhuna dhe shkatërrimi i jetës së tij.
   

Referencat:
1.      Anketa individuale
2.      Informatika 1
3.      Lediona Braho, Psikologe
4.      www.alexa.com
5.      www.avokati.com
6.      www.google.com       


[1] www.avokati.org               
[2] Ledia Braho, Psikologe
[3] Anketë individuale
[4] www.alexa.com

0 comments:

Post a Comment