Limoni
veti të shumta kurative
Limoni është një nga ushqimet më të dobishme në
planetin tonë dhe me siguri përmban listën më të gjatë të efekteve pozitive për
shëndetin. Kjo pemë universale dhe e preferuar me vete sjell shumë dobi
shëndetësore dhe mbron nga një numër i madh i sëmundjeve, prandaj, me të drejtë
mund ta quajmë superushqim. Konsumimi i vetëm 100 gr limon në ditë, mbulon 71%
të nevojave të organizmit për vitaminë C.
Më poshtë do të tregojmë 10 prej përfitimeve që mund
të marrim nga limoni.
1. Limoni
ekuilibron pH e trupit.
2. Mban
në vetvete shumë veti antibakteriale
3. Nuk
lejon fillimin e osteoporoses
4. Ka
veti shpërbërëse të acidit. Ai vepron mbi acidin e urinës duke e shpërbërë si
dhe pastron mëlçinë
5. Ndimon
në tretjen e ushqimit duke e përmirësuar atë
6. Lufton
dhe parandalon ftohjen dhe gripin pasi në përmbajtje të tij ka Vitaminë C
7. Falë
vitaminës P që ai mban luan rol të madh në forcimin e enëve të gjakut
8. Lufton
plakjen e qelizave të organizmit
9. Ndihmon
në shpërbërjen e gurëve në tëmth si dhe ato në veshka
Në
bazë të disa studimeve të kryera sëfundmi, limoni është një parandalues I
fillimit të tumoreve.
Edhe pse ekzistojnë mënyra të ndryshme të marrjes së
limonit, ajo që këshillohet është pirja çdo ditë një deri në dy gota ujë të
vakët me limon. Nuk duhet të merret lëngu i koncentruar i limonit, sepse
përmban acide të dëmshme për smaltin e dhëmbëve. Një kotë ujë me limon
menjëherë pas zgjimit ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndet, pasi ndihmon tretjen si dhe eleminimin e toksinave
në organizëm.
0 comments:
Post a Comment