Çelësi i kënaqësisë në punë
Sipas një
sërë sondazhesh të të kryera së fundmi, rezulton se jo më pak se një e treta e
të punsuarve, nuk gjejnë kënaqësi në punë. Janë të shumtë ata që dëshirojnë
ndërrimin e vendit të punës. Por ndërrimi i vendit të punës nuk është kaq i
lehtë. Nuk mjafton të kesh dëshirë apo ëndërr ta ndërrosh. Së pari duhet
siguruar vendi i dëshiruar i punës, gjë që nuk është shumë e lehtë në ditët e
sotme.
Të ndjerit
e kënaqësisë në punë është ndër gjërat më themelore e të domosdoshme. Ajo jo
vetëm që rrit efektshmërinë tonë në punë, por edhe përmirëson cilësinë e jetës.
Ajo që është e kuptueshme është se, nëse e kalon pjesën më të madhe të kohës në
punë dhe kënaqësia nuk ekziston apo është e pakët në atë pozicion, atëherë
duhet të dimë se edhe rruga për të shkuar tek pakënaqësia personale është shumë
më e shkurtër. Çdo punë është respektivisht e ndryshme, por nga psikologët janë
dalluar disa aspekte që rezultojnë të jenë përcaktues të nivelit të kënaqësisë
në punë.
Problemet e vogla
Nëse do të pyetet një mjek se cili është momenti më i vështirë në punën e tyre, do të habiteshit. Ajo që na vjen menjëherë në mend është “komunikimi” me sëmundjen, zbulimi i saj,rehabilitimi apo edhe pacienti që është në fazën e fundit të jetës, por nuk është kështu. Problemi më i madh i tyre janë problemet administrative dhe burokratike. Kënaqësia e tyre në punë është shumë e cënuar nga problemet e përditshme. Këto probleme të kthyera në monotoni shkaktojnë lodhjen më të madhe, andaj bëhuni të kujdesshëm.

Shpërblimi i drejtë
Çdo punë ka vështirësinë e saj, por ajo që e domosdoshme është pagesa e drejtë. Sa më e madhe të jetë diferenca midis pages dhe asaj që njeriu mendon se meriton nga kjo punë, aq më e madhe është edhe pakënaqësia nga ajo. Gjithçka varet nga perceptimi rreth punës.
Suksesi
Njeriu ka në natyrën e tij të ndihet më mire kur nga mundi i dhënë merr një rezultat të dukshëm. Problemi qëndron kur jemi pjesë e një pune në grup. Kur ky grup është shumë i gjerë, edhe vështirësia për të përcaktuar kontributin vetjak është poashtu shumë e madhe, gjë që rëndon psikologjikisht. Ajo që psikologët thonë është: “Qëndroni duke vështruar produktin final dhe jini bindur se ju keni kuntribuar në këtë arritje”.

Reagimi pas punës
Sipas psikologëve nuk ka gjë më të
keqe sesa të mos vlerësohet se ke bërë një punë të mirë. Duhet të jemi të
vetdijshëm se një punë ndonëse jo shumë e suksesshme, përsëri duhet të dimë që
kjo do të shërbejë për përmirësimin dhe rezultatet më të larta në të ardhmen.
Por një “rrahje shpatullash” do të ishte shumë efektive për të rikthyer
besueshmërinë dhe buzëqeshjen.
Vështirësia dhe llojshmëria
Sa më shumë jemi të angazhuar në një punë, aq më shumë kënaqësi marrim. Pashtu sa më të ndryshme ta bëjmë këtë punë, aq më shumë do të na pëlqejë. Kijini parasysh këto dy aspekte stimuluese të motivimit për punë.

Kontrolli
Shumëkush nuk pëlqen të jetë i kontrulluar, por ajo që do të themi është disi më ndryshe. Disa gjëra janë për t’u bërë dhe kjo nuk do fjalë, por kur dikush na kontrollon ajo kryhet më mirë. Psiokologët thonë që përveç cilësisë që rritet, njëherazi rritet edhe kënaqësia. Ata që nuk pëlqejnë dhe pranojnë kontrollin, do të përfundojnë duke zvogëluar efektshmërinë si dhe dëshirën për ta kryer atë punë.

Mbështetja administrative
Çdo punonjës duhet të jetë i vetëdijshëm se bosi dhe ndërrmarja e tij do të kujdesen për të duke i krijuar kushtet e nevojshme për të patur një efektshmëri të lartë në punë. Andaj duhet ditur se sa më e lartë të jetë mbështetja organizative aq më e madhe është kënaqësia.

Kujdes kur punoni në shtëpi
Të pasurit e një vendi pune është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të ngatërrojmë vendet e punës me ato çlodhëse, kjo përshkak se mund të përfundojmë duke mos kuptuar ku mbaron njëra e ku fillon tjetra. Për ata që punojnë nga shtëpia, përcaktimi i një vendi për t’a përdorur vetëm për punë, si zyrë apo edhe qoshe të punës, të angazhon më shumë në atë që do të bësh.

Çdonjeri
mund të jetë i kënaqur në punë, mjafton pak vëmendje në disa pika.
0 comments:
Post a Comment