1:39 PM
0
Në nëntor të vitit 1966 në një territor afër fshatit Otoçek në ish-Republikën Federative Socialiste të
Jugosllavisë ishte rrëzuar një fluturake e dyshimtë në të cilën kishte krijesa të panjohura për të cilat besohet se ishin UFO, transmeton Albtime.
Për shkak të kushteve të atëhershme politike, kjo ngjarje shumë shpejtë u fsheh nga publikua dhe u klasifikua si “sekret tepër i fshehtë”, ndërsa banorëve dhe të pranishmëve i është thënë se flitej për një stërvitje ushtarake.
Mirëpo, Ivan Kramer, i cili kishte folur për këtë rast edhe para disa viteve thotë se nuk kishte të bënte me ndonjë stërvitje ushtarake, por ishte një objekt i cili ishte i panjohur për të gjithë dhe se në të gjendej një trup i deformuar i cili është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak.Kramer thotë se menjëherë më pas janë thirrur ekspertë për të studiuar këtë krijesë të mistershme.
Në vijim nga disa fotografi mund të shihni momentet nga obduksioni i këtij trupi misterioz, ndërsa këto foto për herë të parë janë publikuar në vitin 1999, si pasojë e një pakujdesi.



0 comments:

Post a Comment