2:13 AM
0



Shqipëria “superfuqi” rajonale energjitike, por kjo patjetër që ka koston e saj.

Një studim i fundit i zhvilluar nga eksperti
austriak Ulrih Zhvarc lidhur me lumenjtë e Ballkanit mbi statusin e tyre hidromorfologjik dhe projektet e hidrocentraleve, zbulon edhe disa të dhëna jo aq entuziaste për Shqipërinë. Ky studim është zhvilluar gjatë vitit të kaluar dhe është mbështetur nga BE dhe fondacione të ndryshme që synojnë mbrojtjen e natyrës.

Ndër të tjera ky raport përmban:

Rreziku i riverës
Deformimi i rrjedhjes së lirë të lumenjve me ndërtimin e shumë hidrocentraleve në një kaskadë do të ketë pasoja të mëdha për Shqipërinë. Riviera shqiptare përgjatë bregdetit rrezikon të pësojë ndryshime që nuk janë në favor të prioritetit tjetër të shpallur nga qeveria, turizmi. “Reduktimi i transportit të sedimenteve shkakton erozion bregdetar si në rastin përgjatë Rivierës së Shqipërisë”, thuhet në raport. Gjithsesi, në totalin e të gjitha vendeve aktualisht Shqipëria dhe Mali i Zi, sipas raportit, kanë ende 60 për qind të lumenjve me një rrjedhje të lirë dhe të pacenuar nga pjesa ekologjike.


Rreziku ekologjik
Sipas këtij raporti janë 90 HEC-e që mendohet të ndërtohen, paraqesin një rrezik të lartë ekologjik për vendin tonë. Raporti i zyrës austriake të Shvarcit vlerëson se fragmentarizimi me shumë diga hidrocentralesh sjell degradimin e sistemit të lumit. “Fragmentarizimi i lumenjve me diga çon drejt degradimit afatgjatë të sistemit të lumit, dhe kjo është veçanërisht e dëmshme. Për aq kohë sa më shumë hidrocentrale do të ndërtohen në zona me vlera ekologjike të larta, dëmi i pritshëm për ekosistemin e lumit është veçanërisht i lartë. Ky kërcënim duket të jetë më i larti në Shqipëri dhe Mal të Zi” thuhet në këtë raport. Nga ana tjetër raporti këshillon të gjithë vendet e Ballkanit që të kenë kujdes në planifikimin e HEC-eve pasi rrezikohet shumë ekosistemi. Ndonëse infrastruktura është e rëndësishme, duhet kujdes i lartë për ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit.


/Bekimi Bici/

0 comments:

Post a Comment