Ashtu sic
raportojnë mediat turke,ylli i muzikës Tarkan,ka refuzuar shumën prej 1 milion
dollarësh vetëm për të festuar festën e Bajramit me nënën e tij.
Një nga
komplekset më luksoze në Antalia dhe Azerbajxhan i ka ofruar kengëtarit turk 1
milion dollarë për të qënë i pranishëm ditën e parë dhe ditën e dytë të kësaj
feste.Teksa shumë këngëtarë të tjërë mundohen të rregullojnë ftesat për në
komplekse të tilla luksoze,nëpërmjet menazherëve të tyre,Tarkani ishte tepër i
vendosur në zgjedhjen e tij.
Pavarësisht
shumës që do të fitonte ai ka qënë i prerë në përgjigjen e tij. “Festën e
Bajramit dua ta kalojë me nënën time dhe as që vjen në shprehje cilado
ofertë”-shprehet ai.
/Izabela Zavalani/
0 comments:
Post a Comment