2:47 AM
0
Shtetet e Bashkuara të amerikës kanë njoftuar se do të mbyllin ambasadat dhe konsullatat në botën islame ditën të dielën, pasi kanë marrë kërcënime specifike.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se ata këto masa po i marrin në në mënyrë “të mjaftueshme dhe të kujdesshme” për të shmangur çdo lloj kërcënimi real.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, thënë se ka informata kërcënuese për objektet e SHBA-ve jashtë territorit Amerikan.

Ajo ka thënë se disa objekte diplomatike mund të mbesin të mbyllura më shumë se një ditë kjo për të dhënë një siguri të plotë trupave diplomatikë në këto vende.

Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë se kërcënimi është për botën myslimane, ku e diela është ditë pune, ndërsa misionet diplomatike në Evropë, Amerikën Latine dhe shumë vende të tjera zakonisht janë të mbyllura të dielave.



/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment