Naim FRASHËRI
U lind më 25 maj 1846 në Frashër-Dangëlli. Naimi
ishte vëllai i mesëm i Abdylit dhe Samiut, bir i Halit
dhe Emine Frashërit. Mësimet e para i mori në gjuhën
turke-arabe-persiane te hoxha i fshatit, gjithashtu
mësoi individualisht edhe nga vepra Hadikaja e
Dalip Frashërit. Fshati zhvilloi te Naimi shpirtin
meditues e skofiar dhe ndjenjën e humanizmit.
Abdyli pas vdekjes së të atit, Naimin së bashku me
gjimnazin "Zosimea".
Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit
pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli
për atdheun dhe me brengën që s'e pa dot të lirë.
Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një
periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai
botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjtoret e para", "Histori
e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "E
këndimit çunavet këndonjëtoreja". Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha
verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut"
O Atdhe!
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti
ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe.
Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.
Nëna ime vdiq,
ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi
Gjuha Jonë
Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.
E ka nderuar zoti
Gjithnjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.
Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!
Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pendë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.
O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.
pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.
Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.
Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.
Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment