6:25 AM
0
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatin zyrtar per zgjedh

Ne keto zgjedhje, LSI u rendit e treta me 180 mijë vota. E majta, 313 mijë vota më tepër se e djathta. PS, parti e parë.

Ne vendim u perfshine numri i votave per secilen parti, sipas cdo qarku, perqindja e tyre dhe mandatet per secilen.

Pas miratimit te vendimit, kryetarja e KQZ-se, Lleshi ka falenderuar gjithe ata qe u angazhuan ne pergatitjen dhe menaxhimin e procesit zgjedhor.

Perfaqesuesi ligjor i PS-se, Gjoncaj ka kritikuar vonesen dhe proceduren e ndjekur edhe ne kohen e mungeses se kourumit.

“Asnje propozim i opozites nuk eshte marre ne fazen pergatitore te zgjedhjeve”- tha ai, duke analizuar procesin deri ne mbylljen e rezultatit.

“KQZ edhe me kete proces zgjatu nxjerrjen e rezultatit dhe beri pis procesin, qe u gjeten te paligjshme nga Kolegji Zgjedhor”- tha ai.

Kunder kesaj analize eshte shprehur perfaqesuesi ligjor i PD-se, Kaso, i cili ka akuzuar opoziten se ka bere gjithcka per t’i bere te pamundur funksionimin normal KQZ. “Falenderim ne emer te subjektit qe perfaqesoj per mundin dhe perpjekjen tuaj per nje proces zgjedhor te standardeve”- tha ai.
jet e pergjithshme te 23 qershorit. 

0 comments:

Post a Comment