4:32 PM
0


Bekim Bici

O Atdhe !!!!!!!!!!  
O atdhe! O vendi ku unë linda!
O dritë e syve të mi
O ilaçi i zemrës pa më thuaj pse je kështu
Pse kokën poshtë e mban
Pse o atdhe i dashur pse?!
A mos vallë jam unë ai që të kam lënduar
Pse vallë ?!
I mbuluar nga gazi ke qenë gjithmonë!
Prisje në mëngjes daljen në dritë të fëmijëve të tu
Prisje në mëngjes përshëndetjet e tyre
Po sot më thuaj si je?
Kokën shumë poshtë po e mban
Nuk po mundesh me e çu
Gazi i fytyrës të është larguar
Pse vallë mëmëdhe i dashur?!
Ah po! Tani po që e gjeta përgjigjen
Dikur ti gëzoje tek gëzonin fëmijët e tu
Qeshje kur ata qeshnin
Falenderoje kur ata për ty vdisnin
Po tash asnjë prej tyre nuk po ndodh
Sot ti je harruar!
Je plakur ke dale jashtë modës së kohës
Tashme nuk të durojnë dot
Dhe në azil duan të të çojnë
Ja pse je kështu
Ja pse nga sytë e tu gëzimi është larguar
Ja pse zemra të qan
Sepse i linde i rrite dhe tashmë po të kthejnë kurrizin
Dhe në azil madje duan të të çojnë
Por jo o nëna jonë mos u mërzit
Edhe për ty ditë më të mira do të vijnë
Do t’i kuptojnë plagët që po të hapin
Do ta kuptojnë dhe përsëri tek ti do të kthehen
Do të të luten që t’i falësh
Do të të përgjërohen se jo nuk mund që gjithmonë larg teje të rrinë
Por përsëri ti e mërzitur je
Je nënë dhe shpirti të dhemb
Të dhemb tek shikon se si po të marrin fytyrën
Sesi atë që ti u ke  mësuar atje nuk po e përdorin
Të dhemb tek dëgjon sesi të njollosin
emrin krenarë që ke
Të dhemb që për faj të tyre të flakin tutje përdhe
Por jo nënë e dashur trimash bujarë mos u mërzit
Edhe për ty të tjera ditë do të ketë
Dielli përsëri do të dalë
Dhe mbi ty do të bjerë
Zemrën do të ta ngrohë dhe ferrat do t’i çjerrë
Përsëri po vjen dhe del pranverë
Po lindin kecat e po lindin shqerrë
Ja erdhi dhe përsëri do të kesh mundësinë t’i mësosh
Këto qingja të ri siç i ke mësuar gjithmonë ti.

0 comments:

Post a Comment