Kolegji Zgjedhor, të rinumrohen 10 qendra votimi në Lezhë
Kolegji Zgjedhor,
vendosi sot që të rinumrohen 10 qendra votimi në qarkun e Lezhës, duke pranuar
kështu pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike.
Oerd Bylykbashi,
përfaqësues ligjor i PD, deklaroi se, Kolegji ka pranuar pjesërisht kërkesën e
tyre për rinumrimin e 10 qendrave të votimit, në Lezhë, qendra të ankimuara
fillimisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu u pranua se së paku në
ato 10 qendra kishte trafik dhe vjedhje me presion të paktën të 400 votave nga
Partia Socialiste.
Ndër të tjera
Bylykbashi tha: “Është për të ardhur keq se nuk u orën në konsideratë, të
gjitha ato fakte që u provuan botërisht për 248 qendra votimi, ku ishin së paku
300 vota të tjera të vjedhura nga PS. Pak më vonë do të fillojë në Kolegj
procesi i rinumrimit dhe rivlerësimit që do të rikonfirmojë vjedhjen e PS në
qarkun e Lezhës.Partia Demokratike edhe kështusiç është e mban mandatin, po
s’ka pse të jetë i fituar me pak vota, por të bazohet mbi fotën e vërtetë të
shqiptarëve, ne nuk kemi fituar me 39 vota diferencë por me mbi 700 të tilla.”
Kolegji Zgjedhorë
pritet të nisë rinumrimin e këtyre qendrave të votimit rreth orës 15:00 në
ambjentet e Gjykatës së Apelit.
/Bekim Bici/
0 comments:
Post a Comment