6:22 AM
0
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në Suedi ku është dëmtuar pllaka në hyrje të ambasadës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke njoftuar lajmin, bën me dije  se “mbi pllakën e Ambasadës në Stokholm janë shkarravitur simbole serbe”.

Zyrtarët e ambasadës kosovare thuhet se kanë njoftuar policinë suedeze për këtë vandalizëm. Në njoftim nuk ilustrohet dëmtimi dhe as nuk jepen detaje tjera për dëmtimin e pretenduar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar dëmtimin e pllakës, ndërsa nga organet kompetente është thënë se kanë nisur hetimet për zbulimin e këtij incidenti dhe zbulimin e autorëve që fshihen pas tij.


/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment