6:26 AM
0



Real Madrid dhe Totenham kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Gareth Bale në “Santiago Bernabeu”.Klubi i Florentino Perezit ka rënë dakord të paguaje 120 milion euro për të marrë Gareth Bale.Presidenti i "Spurs", Daniel Levi, është i vetëdijshëm se futbollisti uellsian është ëndrra e homologut të tij madrilen Florentino Perez, i cili e sheh 24-vjeçarin në qendër të projektit të tij.Nëse Perez arrin të realizoje idenë e tij,Gareth Bale do të shndërrohej  blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.Uellsiani cilësohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, por çmimi i tij ka kaluar çdo limit, pasi londinezët nuk dëshironin kurrsesi të dorëzoheshin para ofertave të njëpasnjëshme të Realit.




/Izabela Zavalani/

0 comments:

Post a Comment