Një person ka humbur jetën ditën e sotme pasi është aksidentuar nga një karrotrec. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur Maminas.
Viktima është mashkull rreth të
30-tave, por nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij. Pas mbërritjes së
policisë në vendngjarje, e cila ka bërë dhe ekspertizën e aksidentit, ka
shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesin e karrotrecit.
Drejtuesi është shtetasi Sokol
Rraca, 45 vjeç nga Tirana.
Ndërkohë që, po punohet për identifikimin
e viktimës, trupi i të cilit ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit.
/Bekim Bici/
0 comments:
Post a Comment