NJË DJALE DHE NJE VAJZË
Një djalë dashuroi një vajzë
e mijëra djaj ju kundërvunë
Vajzën prej flokësh zvarë
nën
pranga të ftohta e vunë.
Vajzën shpesh e këshillonin
se ai e tradhëtonte
e
urrente , e përcmonte
Se ai për
jetë se donte.
Ajo dëgjonte heshtur
e pak nga pak ftohej
por
qante çdo ditë pareshtur,
e përsëri për djalin përgjërohej.
Djajtë si djaj që janë
i thanë
zemrën e djalit të hajë.
Ajo këtë
gjë se pranoi,
por
kryedjalli e detyroi.
Vajza e shihte djalin
e zemrën
prej trupi ja shkuli.
E
shihte tek vdiste
e bukën
me gjak e ngjeu.
Djali s'bërtiti
veç dhëmbët kërciti
e i tha
vec dy fjalë :
- Pse e shkatërron këtë djalë?
Ajo e përlyer në gjak
urdhëroi ta kallnin në varr.
Ta
groposnin sa më thellë të qe e mundur
të mos mundnin
t’i jepnin as një të puthur.
Kaloi kohë - kohë kaloi
e vajza me djajtë ngjasoi.
Urreu
,dogji ,shkatërroi
për një moment djalin kujtoi.
Me krahë engjëlli në çast u bë
e nga
toka dëgjoi një zë
iu lut Zotit ta ndihmonte por ,
Zoti mëkataren me inat e shikonte.
Gërmoi tokën si e marrë.
Po ...po
...ajo duhet ta gjente atë djalë.
Ajo ndjente se e donte
për të botën do shkatërronte.
Por në vend të trupit
ajo gjeti vec ca fjalë:
"
I YTI GJITHMONË DO TË MBETET AI DJALË "
Ajo
mallkoi qau që e vrau.
Madje thonë që mbajti zi.
Kurrë më
s’doli nga shtëpia.
Kështu
thonë :- VDIQ NGA KUJTIMI I TIJ ...
Danjela Bregu
Kjo poezi eshte vertet WOW :)) Zoti kesaj vajze i ka falur nje talent shume te mrekullueshem!Suksese te metejshme Danjela!!
ReplyDeleteSuksese .. kemi nderin të kemi punën e saj këtu.
Delete