Katër persona kanë
terrorizuar në mes të Tiranës një djalë të ri, duke ushtruar ndaj tij dhunë dhe
më tej për ta plaçkitur.
Autorët e grabitjes
arritën me dhunë t’i marrin 28 vjeçarit, me iniciale, G.L, një motor të markës
Suzuki V Strom 650 i cili ishte me ngjyrë të zezë dhe me targa greke. Ngjarja
ka ndodhur në mesditë, në rrugën “Nikolla Tupe”, pranë ish-Bllokut në
kryeqytet.
Pas marrjes së
motorrit me dhunë, i riu ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat kanë
mbërritur në vendngjarje. Ato thanë se po punohet për të arritur në
identifikimin dhe kapjen e tyre të menjëhershme.
Motori në foto është i njëjti lloj me atë që është grabitur.
/Bekim
Bici/
0 comments:
Post a Comment