10:53 AM
0


Lajm i mirë për Interin

Interit i vjen një lajm i mirë; “Nuk e di nëse do të arrihet marrëveshja apo jo. Gjithashtu nuk e di se sa kohë do të duhet për këtë marrëveshje, por gjithçka po shkon siç duhet,” është shprehur Erik Thohir.
Me këto fjalë Interit i ka ardhur edhe lajmi më i mirë nga Erik Thohir, biznesmeni indonezian, që dëshiron të bëhet pronari i ri i Interit.
Thohir është shprehur për gazetën e vendlindjes së tij, “Republika”, u premton tifozërisë zikaltër, që do të rikthejë Interin e madh.
Ndër të tjera ai shtoi: “Objektivi është të kthej Interin mes 10 ekipeve më të mira në botë”.Biznesmeni Indonezian pretendon të marrë 75% të aksioneve të Interit duke zëvendësuar Massimo Morattin si president.
 Për merkaton Thohir nuk është prononcuar por tha: “Nainggolan? Nuk jam ende president dhe mendoj se për këto tema mendon trajneri.”
/Bekim Bici/

0 comments:

Post a Comment