Elbasan,grabitet
një kazino nga persona të
maskuar
Një kazino është grabitur në orët e para të
mengjesit në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”,ku persona të
maskuar,nën kercënimin e armëve kanë grabitur një sasi parash nga kazinoja dhe
më pas janë larguar.Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se grabitja është kryer
nga më shumë se dy persona,ndërsa sasie e parave të grabitura ende nuk është
bërë e ditur.
Fatmirësisht si pasojë e grabitjes nuk ka pasur
persona të lënduar.Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë,të cilat kanë nisur hetimet për
identifikimin e autorëve,të cilët kanë marrë pjesë në këtë grabitje.
/Izabela Zavalani /
0 comments:
Post a Comment