Shpërthen në flakë një makinë pranë Kryeministrisë

Bëhet e ditur, se
drejtuesi i golfit ka mundur të dalë në kohë nga makina duke mos pësuar kështu
asnjë dëmtim.
Ndërhyrja e
policisë ka qenë e menjëherëshme duke bërë kështu izolimin e flakëve. Menjëherë
pas kësaj janë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur edhe
shuarjen e plotë të flakëve. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e
këtyre flakëve, por nga hetimet paraprake, thuhet të ketë qenë një shkëndijë
elektrike ajo që ka shkaktuar më pas edhe flakët në makinë. Kjo ngjarje mori
vëmendjen e shumë mediave dhe kalimtarëve të rastit pasi ndodhi pranë godinës
së kryeministrisë.
/Bekim Bici/
0 comments:
Post a Comment