
Policia e Vlores ka bere me dije permes nje njoftimi per shtyp se jane kryer vperimet e para proceduriale dhe i jane percjelle prokurorise materialet ne ngarkim te disa shtetasve shqiptare dhe greke per vepren penale “Thirrje për urrejtje nacionale” parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal.
Sipas deklarates, drejtoria e Policisë Qarkut Vlore ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlore po punojnë për dokumentimin e plote te kësaj ngjarje.
Reagimi i policise vjen pas ngjerjes se dates 11.08.2013 në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores (3-vjetori i vdekjes) të shtetasit Aristotel Guma, nga disa persona te pranishëm ne këtë përkujtimore, shtetas shqiptar dhe grek, janë bërë thirrje për urrejtje nacionale.
0 comments:
Post a Comment