Saxby Chambliss, eksponent i Komisionit të Inteligjencës së Senatit, u
shpreh se këto biseda “na kujtojnë shumë fjalitë e përdorura përpara
atentatit të 11 shtatorit”. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe Presidenti
i Komisionit të Inteligjencës, Peter King. “Nuk kemi më asnjë dyshim që
ekziston një komplot dhe janë përgatitur sulme shumë të rënda. Kam
rreth tetë vite që informohem në mënyrë të rregullt mbi këto çështje dhe
mund të them që ky i fundit është kërcënimi më specifik e konkret që
kam në gjithë këto vite. Nuk bëhet fjalë për supozime. Ka një
informacion shumë specifik mbi faktin që po përgatiten atentate.
Sigurisht që ende nuk e dimë vendndodhjen e tyre”, ka deklaruar King.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë të mbyllura deri
të shtunën e ardhshme një numër ambasadash në Afrikën e Veriut dhe në
Lindjen e Mesme, për shkak të kërcënimeve terroriste. Të paktën 21
ambasada dhe konsullata u mbyllën ditën e diel. Departamenti i Shtetit
në Uashington deklaroi se zgjatja e masës erdhi për shkak të kujdesit
dhe jo si një reagim ndaj kërcënimeve të reja. Edhe qeveria e Britanisë
së Madhe deklaroi se ambasada e saj në Jemen do të qëndrojë e mbyllur
deri në përfundimin e festave myslimane. Më herët Ministria e Jashtme në
Londër deklaroi se do ta mbante mbyllur ambasadën në kryeqytetin e
Jemenit deri të martën.Ndërkohë, misionet diplomatike amerikane në Algjeri, Kabul dhe Bagdad janë mes atyre që rihapën dyert ditën e djeshme, sipas burimeve zyrtare në Uashington. Ndërkaq, zyrat e tjera diplomatike në Abu Dhabi, Aman, Kajro, Riadh, Dhahran, Xhedah, Doha, Dubai, Kuvait, Manama, Muskat, Sana dhe Tripoli do të mbeten të mbyllura deri të shtunën. Departamenti i Shtetit shtoi gjithashtu, misionet afrikane në Antananarivo, Buxhumbura, Xhibuti, Khartum, Kigali dhe Port Luis në listë, që do të thotë se numri i ambasadave e konsullatave që do të mbeten mbyllur është 19. Ndërkohë, alarmi i Uashingtonit për turistët për shmangien e udhëtimeve, i lëshuar ditën e premte do të qëndrojë në fuqi deri në fund të gushtit.
AL QAEDA
Organizata terroriste Al Qaeda ka një traditë të hershme sulmesh ndaj ambasadave të SHBA-ve në të gjithë botën. Këto sulme nisën në vitin 1998 me atentatet në Tanzani dhe në Kenia nga të çilat humbën jetën 200 persona. E njëjta ambasadë, Sanaa në Jemen, në 2008-ën pësoi u sulmua dy herë. Më 13 shtator atentati i radhës ndodhi në Kabul, ku humbën jetën pesë agjentë afganë dhe 11 civilë. Atentati më i madh në histori mbetet ai 11 shtatorit të vitit të shkuar në konsullatën e Bengazit, ku gjeti vdekjen ambasadori amerikan në Libi, Chris Stevens dhe tre vetë prej stafit të tij. Kjo ditë u konsiderua si dita ‘e zezë’ nga Presidenti i Amerikës Barak Obama, i çili asokohe u shpreh se nuk do të donte ta përjetonte më kurrë.
0 comments:
Post a Comment